Sulejman Abazi/ Lufta heroike e Brigadës së 12 për të çliruar ishullin nga gjermanët

146
I lindur dhe i rritur deri në moshën e rinisë në qytetin e Vlorës, si një “skelar” i lidhur shpirtërisht me detin dhe sportin e notit e të kanotazhit, pothuajse çdo ditë, kur shkoja në shkollë, apo kur verës nuk ndaheshim nga plazhi ynë, e shikoja Ishullin e Sazanit në lindjen e diellit dhe perëndimin e tij dhe kurrë ndonjëherë nuk më kishte shkuar mendja që një ditë, do të bëhesha banor i atij vendi. Perëndimi i diellit për Ishullin, i parë nga bregu i Vlorës, ishte një mrekulli mbresëlënëse dhe e papërsëritshme e natyrës. Pamja e artë e dritës në perëndim, nuk besoj që mund të përsëritet në ndonjë vend tjetër të kontinentit. Shpesh herë mëngjeseve, shikoja se si akostohej në molin e portit në Skelë, një anije druri me ngjyrë blu, me emrin “Detari” dhe prej saj shikoja të zbrisnin shumë njerëz. Nga larg, nga “koka” e molit, ata më dukeshin të vegjël, si një rresht milingonash të dala nga foleja. Të gjithë nxitonin për të kaluar pikën e kufirit. Ata ishin banorë të Ishullit të Sazanit. Kjo ishte e vetmja pikë e lidhjes së tyre me “tokën e madhe”, siç mësova të përdorej kjo shprehje kohë më vonë. E shikoja këtë pamje në lëvizjen e kundërt pasditeve, kur ishullarët ktheheshin në bazën e tyre. Atëherë kurrë nuk më shkonte mendja që, në një kohë tjetër, do të isha pjesë e tyre dhe do të veproja njësoj si ata. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf