Mashtrimi, pranga 34-vjeçarit në Berat; në kërkim bashkëpunëtori

460
Policia e Beratit ka bërë të mundur në 24 orët e fundit ndalimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri nën akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha.
Sipas një njoftimi për shtyp, agjentët e antikrimit ekonomik vunë në pranga shtetasin Saimir Vojkollari, 34 vjeç nga fshati Pojan i Korçës, me preçedentë penalë për vjedhje. 
Vojkollari, në bashkëpunim me shtetasin e identifikuar me inicialet J.H, po nga Korça, kanë mashtruar disa familje, duke u hequr si drejtues të Fondit Kombëtar të Zhvillimit, e duke u marrë atyre shuma të mëdha parash. 
Materialet e çështjes i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur ndaj dy personave akuzën e “mashtrimit”. Ndërkohë, uniformat blu vazhdojnë kërkimet për kapjen e 40-vjeçarit J.H.
Sigal