70 persona humbën jetën në 4 muaj, implikimi i policisë, vetvrasjet dhe mbytjet në det

172
Sigal

Aksidentet e ditës

70 persona humbin jetën në katër mujorin e parë 2021 sipas INSTAT

Lezhë: Makina përplaset me zetorin, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Piraj, Lezhë. Një makinë është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor. Nga aksidenti janë palgosurur dy persona të cilët janë marrë nga ambulanca dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Gjirokastër/ Përplas të moshuarën dhe  largohet

Një 60-vjeçar në Gjirokastër, ka aksidentuar 69-vjeçaren E.SH., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë drejtuesi i mjetit 60-vjeçari A.K., është arrestuar nga policia, ndërsa e aksidentuara është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë .

Elbasan – Gjinar/përmbyset kamioni

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë paraditës së djeshme. Një kamion është përmbysur në rrugën Elbasan – Gjinar. Ngjarja pranë fshatit Mloz.

Fushë-Krujë: Një aksident i fortë është regjistruar në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë.  Sipas informacioneve të para dyshohet se ka disa të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Në aksident janë përfshirë 3 makina.

 

Kombinat/ Makina përplas biçikletën, një i plagosur

Ditën e djeshme u regjistrua një aksident në zonën e Kombinatit, Tiranë. Qytetarët e shumtë në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se ka mbetur i plagosur një person. Një makinë tip ‘Audi’ ka përplasur një biçikletë e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.