Spiro Mëhilli: Letra që Enver Hoxha i dërgoi Josif Broz Titos, më 16 mars 1948

2070
Është folur dhe vazhdon të flitet që Shqipëria do të bëhej Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Në vitet 1945 deri 1948 të paktën në Tiranë thuhej Tito-Enver dhe më vonë Enver-Tito-Stalin. Bile dhe kur shikonim ndonjë film jugosllav si Sllavica etj, në fund të filmit bërtisnim “Druzhe Tito, druzhe Tito”. Kaq i madh ka qenë ndikimi i atij udhëheqësi dhe i shtetit jugosllav në vendin tonë. Në ato vite, sikundër do lexoni dhe në letrën që Enver Hoxha i dërgoi druzhe Titos, shteti jugosllav e ka ndihmuar Shqipërinë jo vetëm me marrjen e studentëve civilë e ushtarakë, të cilët kanë qenë rreth 1000 veta, por dhe në anën ekonomike. Me qindra të rinj jugosllavë erdhën në vendin tonë dhe kontribuan në hapjen e rrugëve në Veri. Me ndihmën e Jugosllavisë filloi ndërtimi i hekurudhës Durrës-Peqin, ku bile dhe ura në hyrje të qytetit te Kavajës deri vonë, mos të them që është akoma, ka pasur një yll dhe përbri shkruhej “ura J.B. Tito”. Ata na e boshatisën tregun, pasi u baras vlerësua leku me dinarin, por kjo duhej të ketë ardhur nga ideja e të dy palëve që Shqipëria të bëhej Republikë e Shtatë e shtetit jugosllav. Ata na mbajtën dhe vaporin “Borova”. Këto ishin gabimet e udhëheqjes tonë. Jugosllavët kishin të drejtë. Po citoj letrën që Enver Hoxha i dërgoi J.B.Titos, më 16 mars 1948, ku i kërkonte bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë:

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal