Prof. Aleks Buda i dha shkencës shqiptare punime që lartësojnë kombin shqiptar

1218
Sigal

Buda: Takimi me AT’ Artur Liolinin, një ndër takimet më të bukura të jetës sime

–        Po mendoj se me At’ Liolinin kam pasur letërkëmbim, kurse me Fan Nolin jo

–        Pse nuk u lidh asnjëherë Fan Noli me qeverisjen komuniste?

Prof. Aleks Buda i dha shkencës shqiptare punime përgjithësuese siç janë studimet për formimin e etnosit ilir, për urbanizimin në Iliri dhe për formimin e uniteteve etniko- kulturore.  Në fushën e Mesjetës ai trajtoi tema kushtuar vazhdimësisë iliro -shqiptare, autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre, argumentoi rolin aktiv të shqiptarëve në qytetërimin ballkanik dhe europian, Skënderbeut dhe epokës së tij. Ndihmesë ai ka dhënë edhe në trajtimin e problemeve të historisë së Rilindjes etj.. Ai i la kulturës kombëtare një trashëgimi të pasur, studime me problematikë të gjerë problematike arkeologjike, gjuhësore etj., të përmbledhura në katër vëllime me titull “Shkrime historike” (I, II 1986, III 2002, IV 2000). Pjesë të zgjedhura prej tyre janë botuar nga Ak. Shk. të Kosovës në vëllimin “Studime historike” (Prishtinë 2006).  Si  kryetar i Akademisë së Shqipërisë që me themelimin e saj dhe si studiues me formim e kulturë të gjithanshme ai dha një kontribut të çmuar në organizimin e punës kërkimore shkencore në fushë të albanologjisë. Ai ka përfaqësuar shkencën historike shqiptare në konferenca e kongrese ndërkombëtare.  Një pjesë nga këto veprimtari, si aktivitetet e  tij brenda dhe jashtë vendit, ngjarje dhe situata në të cilat gjendet një intelektual si  ai që jetoi në periudhën e pasluftës në Shqipëri përbëjnë subjektin e  librit të ri të Tatjana Haxhimihalit “Aleks Buda Kujtime 2” që u promovua në ditën e parë të Panairit XVII të librit nga Shtëpia Botuese e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Më poshtë po japim fjalët hyrëse të librit si dhe një kapitull të shkëputur prej tij.

DY FJALË LEXUESIT TË “TELEGRAF”

Tatjana Haxhimihali

        “Kur lexova librin, biografinë e famshme Thashë: këtë quajtka autori jetë njeriu?

        A kështu, kur të kem vdekur vetë, do ma shkruajë mua jetën ndokush?

        Kinse ka njeri që vërtet ma njohka jetën mua,

        Shpesh edhe vetë mendoj se di fare pak ose aspak nga jeta ime e vërtetë…”

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf