Nikolla garanci homologut grek “Rishikojmë tekstet shkollore”

481
Sigal

Shqipëria është gati të rishikojë një pjesë të librave shkollorë, si pjesë e kërkesës nga Athina zyrtare që sipas saj në librat e gjeografisë dhe historisë bëhet propagandë antigreke.
 
Në një konferencë për shtyp me homologun e saj grek, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla tha se komisioni i përbashkët me ekspertë mes dy vendeve do merret me këtë çështje.  Ky komision është ndërtuar që në vitin 2007 por vetëm tani ka mundur të bëhet realitet.  Numri një i arsimit në Shqipëri, theksoi se minoriteti grek trajtohet në mënyrën e duhur.
 
 “Ka një rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe një nivel të ri të marrëdhënieve, që përkthehet në përfitim mes dy vendeve në arsim dhe sport. Armiqtë e fëmijëve tanë, janë papunësia, borxhi publik, varfëria. Sfida jonë është investimi, dhe një luftë ndaj këtyre armiqëve.  Shkollat e minoritetit grek janë pajisur me tekste shkollore para fillimit të shkollës, ka dhe rritje të cilësisë së librave. Gjuha greke është pjesë e provimeve të Maturës Shtetërore. Do të ketë investime në projekte në infrastukturë shkollore ku studiojnë fëmijë të minoritetit grek. E kemi deturim dhënien e një arsimi cilësor. Me riaktivizimin e këtij komisioni të përbashkët do të merremi dhe më studimin e teksteve shkollore për historinë, gjerografinë, kulturën dhe ekonominë. Për ne Greqia është një partner i rëndësishëm, mujat e fundit na mbështeti dhe në rrugën drej BE”, deklaroi ministrja Lindita Nikolla.
 
“Pa dyshim kjo është rruga më emirë që dhe produkti të jetë i tillë më parametrat që ne duam të edukojmë fëmijët tanë. Atdhedashuria që ka një dallim nga nacionalizmi, nuk do edukojmë fëmijët më frymën e urrjetjes për fqinjët tanë”, theksoi me tej ministrja.  

Ministri grek i Arsimit është shprehur se çdo vendim do të merret me konsensus.

“Komisioni merr vendim kur dy palët bien dakord. Askush nuk do t’i imponohet tjetrit, do të ketë konsensus që të ketë vendim pastaj. Ne nuk i thanë anëtarëve të komisionit që shiko ka çështje të ndaluara. Pra për mua është shumë konkrete, dy vendet tona ndodhen në një pikë shumë të mirë. Statusi i vendit kandidat e detyron Shqipërinë të ketë marrëdhenie të mira dhe detyron Greqinë të ketë një politikë të fqinjësisë së mire”, theksoi minstri grek i arsimit.

Loverdos: I kënaqur për arsimin e minoritetit grek

Andreas Loverdos, ministri grek i Arsimit është shqprehur i kënaqur më bashkëpunimin me qeverinë shqiptare sa i përket arsimit. Ai tha se tani marrëveshjet e arritura tani duhet të zbatohen.  Loverdos u shpreh i kënaqur për përkujdesjen e shtetit shqiptar ndaj minoritetit grek.
 
“Fëmijët e minoritet grek duhet të kenë arsimin më të mirë të mudshëm, dhe në duhet të bëjmë detyrën tonë. Ju faleminderit për bashkëpunimin! Morra një tregues të qartë të karakterit tuaj që më lejon të jem i sigurt se gjithcka do ta bëjmë në mënyrë sa më të mirë”, deklaroi Loverdos.

Gjuha shqipe në Greqi, Loverdos: Pjesë e diskutimeve të komisionit

Ministri grek i Arsimit  ka anashkaluar pyetjen e gazetarëve se kur fëmijët shqiptarët në greqi do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në shkolla.
 
“Falë bashkëpunimit tonë, u përmend çështja e minoritetit etnik grek sa i përket minoritetit. Ne arsimojnë dhjetara mijëra fëmijë shqiptarë, kuptohet që kjo çështje është brenda e atyre që diskutojmë. Është çështje e diskutimeve të këtij  komisioni”, deklaroi ministri grek i Arsimit  – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/nikolla-garanci-homologut-grek-rishikojm–tekstet-shkollore-253523.html#sthash.o3bYAfjc.dpuf