Gokhan Kasap: Ja pse e braktisa Stambollin për Tiranën!

677
Ai është me origjinë shqiptare, konkretisht nga Tirana edhe pse stërgjyshërit e tij kanë shekuj që kanë emigruar në Stamboll. Duke pasur parasysh se këtu sheh hapësira për biznes, duke pasur parasysh origjinën ka menduar të jetojë përgjithmonë këtu. I pëlqejnë shumë shqiptarët, tregu, veshja e shqiptarëve, por sidomos dëshira e madhe e femrave për të pasur sa më shumë bizhu cilësore. Biznesi i tij është vetëm bizhuteria, ku ai ka synim të hapë 20 dyqane me mallra cilësorë, të panjohur në tregun shqiptar dhe me çmime shumë të arsyeshme. Sipas tij, Turqia është vendi që njihet në botë për bizhu dhe Shqipëria është vendi i përshtatshëm për investim
Si e keni njohur Shqipërinë, përpara se të vinit të investonit?
Shqipëria është një vend i lashtë në botë dhe çdokush do të donte të vinte të jetonte dhe të kalonte një pjesë të jetës këtu. Nga ana tjetër kisha dëgjuar nga shumë biznesmenë turq për këtë vend, për bukuritë natyrore për natyrën mikpritëse për miqësinë mes dy vendeve ku kemi dhe shkëmbime kulturash.
Për kë nga personalitetet shqiptare kishe dëgjuar në Turqi dhe që ju është fiksuar?
Unë di të them se gjysmën e fisit im e kam me prejardhje shqiptare. Par në shtëpinë tonë flitej shpesh për Shqipërinë. Kam dëgjuar për Ismail Qemalin, por më shumë kam dëgjuar për Sami Frashrin. Ky personalitet ka dhënë ndihmë të madhe në formimin e gramatikës turke, e shumë të tjerë.
Cila ishte arsyeja, që ju vendosët të investoni në Shqipëri?
E para është lidhja fisnore, prejardhja jonë nga Shqipëria ku si familja edhe unë besonim se mund të gjenim një vend dashamirës për tregti dhe së dyti kemi parë që është një vend që kërkon investime, ka klimë të mirë për bizneset e huaja. Pra këto dy arsye ishin ato që unë vendosa me familjen time të investoj në Shqipëri.
Ju keni këmbëngulur të investoni në bizhuteri dhe kozmetikë, përse?
Kam kohë që e testoj tregun shqiptar dhe mendova se kjo ishte ajo qe mungonte këtu. Femrat shqiptare dinë ta vlerësojnë veten dhe janë mjafte të kuruara pavarësisht standardit të jetesës ata nuk kursehen asnjëherë në kurimin e pamjes së tyre . Pjesë e pandashme e jetës patjetër që janë dhe bizhuteritë ndaj theksin e vura këtu .
Meqë jemi tek femrat shqiptare, a janë të bukura femrat shqiptare?
Po, janë të bukura. Vërtet janë femra që vlerësojnë veten. Por jo më të bukura se gruaja ime (qesh). 

Në biznesin tuaj, çfarë keni të veçantë?
Të gjitha prodhimet e mia janë të veçanta. Mund të them se linja e prodhimit të këtyre bizhuve në Shqipëri thuajse është inekzistente. Pra nuk ka prodhim të tillë. Këto prodhime janë të rralla, të reja. Por duke mos u njohur në treg, konsumatori deri tani ka shkuar dhe blerë gjetiu, mallra jo cilësore dhe me çmim më të shtrenjtë.
Ku e bazon këtë?
Po ja shikojini prodhimet e mia. Shikoni cilësinë, shikoni llojshmërinë shikoni dizenjot. Janë krejt të veçanta që nuk ka në tregun shqiptar. Janë tepër cilësore dhe me shumë çmim të arsyeshëm. Janë mallra që i kanë munguar tregut shqiptar, këtë e shoh edhe në diskutimet e vetë klientëve. Ato disa herë habiten dhe thonë mes tyre që nuk i kanë parë më parë këto lloj prodhimesh.
Cili është synimi juaj?
Synimi im është që për dy vjet te mund te hapim rreth 20 dyqane Kuqpeli në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm ne Tiranë. Shikoj se kanë treguar interes edhe qytetet e tjera dhe pse nuk kam bërë reklamë. Pra malli i mirë e bën vetë reklamën.
Pse thoni se mallrat tuaj janë më cilësore?
Nuk e them unë, por realiteti. Merrni këto lloj mallrash, këto produkte, dhe barazojeni. Nuk dua të përmend emra shtetesh për prodhime mallrash, por e njoh mirë tregun dhe flas shumë qartë. Pastaj në bizhuteri Turqia mund të them se është një ndër vendet me prodhime cilësore më të mira në botë. Ne kemi traditë për këtë. Jemi të njohur kudo në botë.
Mendoni të rrini gjatë në Shqipëri?
Unë do të rri tashmë përgjithmonë në Shqipëri. Djali im i parë ka lindur në Stamboll ndërsa dy djemtë e tjerë kanë lindur këtu, pra janë shqiptarë, së shpejti edhe unë do të marr pasaportën Shqiptare dhe do të çoj në vend dëshirën e stërgjyshërve të mi, me prejardhje shqiptare që të rikthehesha në tokën e tyre .
Si ju duket ushqimi shqiptar?
Ushqimi është shumë i mirë. Ne kemi shumë të përbashkëta në ushqim, por kemi dhe të veçanta. Ëmbëlsirat thuajse i kemi të njëjta. Por këtu ka dhe shumë kuzhinë italiane, kineze, por na bashkon shumë gjëra në gastronomi. Nuk e kam ndjerë kurrë mungesën e kuzhinës turke.
Si e mendoni të ardhmen e tregut shqiptar, kryesisht të biznesit?
Me shumë të ardhme. Shqipëria për dy vjet do të bëjë një bum ekonomik të madh. Kjo për shumë arsye. Ka resurse të shumta dhe politika për biznesin është ndihmuese. Nuk mund të mendoj, të mos paguaj një biznes taksat në shtet dhe nisma e Ramës është shumë e mirë. Shqipëria do bëhet një vend i zhvilluar dhe me mirëqenie.
Po prindërit e tu, a kanë ardhur në Shqipëri?
Po, kanë ardhur disa herë dhe ju ka pëlqyer shumë. Mendojnë edhe ata të vijnë të jetojnë këtu. Ne jetojmë në Stamboll. Ky qytet ka anën e mirë, por edhe të keqe. Ka shumë zhurmë, pasi tashmë Stambolli është i mbipopulluar (20 milionë banorë) dhe konkurrenca për biznes sa vjen e rritet, ndërsa Tirana ka një klimë të përshtatshme, është një vend i qetë ende në zhvillim e sipër dhe të lejon shumë hapësira .
Ku qëndron ideja juaj e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë?
Tek ajo, që sot Shqipëria nuk prodhon asgjë. Pra ajo do tentojë dhe do fillojë të prodhojë. Kjo është e pashmangshme. Këtu shikohet zhvillimi. Ne do sjellim këtu shumë biznese turke në bazë të një projekti shume të afërt. Shumë biznesmenë turq kanë filluat ta shohin ndryshe Shqipërinë dhe kanë fituar besim tek biznesmenët shqiptar. Pra ka frymë bashkëpunimi. Shqipëria shumë shpejt do të bëhet një yll i shndritshëm në Ballkan, kjo dhe falë pozicionit të saj strategjik.
Sigal