Mark Topollaj: Pritja që i bëri Fishtës dhe Imzot Bumçit  Papa Benedikti i XV-të

694
Sigal

DOSIER/ At’ Gjergj Fishta, kolona vertebrale e Kombit

Ky është Fishta i madh. Kur u nis për në Francë bashkë me Imzot Bumçin u ndaluan në Romë. Këtu u pritën nga Papa Benedikti i XV-të. Me këtë Papë, Shqipëria ndjeu shpëtimin e Korçës dhe Gjirokastrës. Sipas marrëveshjes, Titon-Venizelos, këto dy qytete do t’i lëshoheshin Greqisë. Të parën ditë të janarit të vitit 1920 Papa tha: “Kam me ba ç’ka të mundem për me e ndihmuar Shqipërinë”. Mbasi morëm bekimin e Papës Benedikti i XV-të u nisën për Paris në Konferencën e Paqes. Në këtë Konferencë u mbajt një fjalim madhështor i përgatitur nga At’ Gjergj Fishta dhe i ligjëruar nga Imzot Bumçi. Do të citoj vetëm hyrjen. “Prej brigjeve gjimuse t’Euksinit e me borë të amshume të Alpeve Julje, prej bigave bubulluse t’Akrokeraunve e Karmat të thepisurave të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, n’atë Kavaljetet e kalume, të vjetra, banonte ajo familje e madhe thrako-ilire me nam e në za në historinë e fiseve e të kombeve”.

Ky është edhe sot një shembull oratoria ciceroniane i veshur me kostumin Arbënor.

*Kinoregjisor

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf