Prof. Dr. Irakli Premti: Detyrë imediate ndërtimi i tunelit të Orikumit, i gjatë 2.5 kilometër, për të eliminuar Qafën e Llogara

896
Sigal

Flet Prof. Dr. Irakli Premti  ( Mineralogjist): NëFondin Qendror të Gjeologjisë dhe projekteve gjenden mbi 8000 punime shkencore të bëra në 80-100 vjetshin e fundit

Në strukturën organizative çfarë i sugjeroni qeverisë?

Në strukturën organizative në rang kombëtar mendojmë dhe i sugjerojmë Qeverisë tonë shqiptare që nën shembullin e organizimit në vendet e KE-së por dhe më gjerë, të aplikohet ky lloj organizimi. Organizimi të bëhet në Shoqatë, ku të marrin pjesë:

  1. Shoqata Gjeologjike e Gjeologëve Shqiptarë ku marrin pjesë të gjithë gjeologët shqiptarë në kuadrin e Organizatës Gjeoalb.
  2. Shoqata e Fizikantëve dhe Gjeofizikantëve të Shqipërisë, përfshi dhe gjeofizikën, për kërkimet gjeologjike në naftë e gaz, por dhe gjeofizikën që lidhet me tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. .
  3.  Shoqata Shkencore e Minatorëve ku futen të gjithë anëtarët e të gjitha kategorive, minatorë, zjarrmëtar, vagonist. Shoqata që ka ekzistuar dhe më parë por për arsye thjeshtimi e organizimi duhet të organizohet në këtë mënyrë në analogji me të gjitha atributet e ligjit minerar. Çdo shoqatë duhet të ketë buletinin shkencor, ku do të përfshihen të gjitha zhvillimet në këtë sektor, në përputhje me vendimet e qeverisë.

Albert Z. ZHOLI

 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf