Letra e Bajram Currit drejtuar Leninit: Ju siguroj me nderin dhe fjalën time prej burri se ndërgjegjja e Europës po hesht ndaj S

458
Sigal

Historianët në dyshim ndaj njëri-tjetrit: Letrat janë origjinale, apo të falsifikuara, se Bajram Curri nuk dinte të shkruante

Letra e Bajram Currit drejtuar udhëheqësit të revolucionit bolshevik, Leninit, është paraqitur në mënyrë letrare në poemën madhore të Dritëro Agollit, “Nënë Shqipëri”. Aty midis të tjerave Agolli shkruan:

  ….Hazreti Lenin,

Hazreti Lenin

Shqipëria heq,

Shqipëria ngrin.

Një plak me kobure në dorë ju flet

Çante koburja e plakut natën në Alpe,

Zogu, mustaqet i krihte diku në pallate

Leninit selam?

Ham…..

 Kjo poezi e Agollit bëri që një pjesë e madhe e opinionit publik të njihej me faktin që Plaku i Dragobisë, Bajram Curri i ishte nisur një letër Leninit në dhjetorin e vitit 1920. Por atëherë, asgjë tjetër nuk u mësua për atë letër. Sepse vetë arkivat komuniste nuk e kishin publikuara asnjëherë. Madje, për kureshtjen e të gjithë lexuesve, as poeti Dritëro Agolli nuk e kishte lexuar dot atë letër, por padyshim, ishte njohur me ekzistencën e saj. Dhe me faktin se Bajram Curri në dhjetorin e vitit 1920 i kishte dërguar një letër qeverisë sovjetike të Partisë Komuniste Bolshevike të udhëhequr prej Vladimir Iliç Leninit. Por bashkë me Bajram Currin, këtë letër e ka  nënshkruar edhe Leon De Gjilardi, gjenerali me origjinë austriake i cili shërbeu për vite me radhë pranë Mbretit Zog dhe u vra në vitin 1935 nga forcat antizogiste që organizuan Kryengritjen e Fierit.

Varianti i parë