Historia e centralistit që urdhëroi hapjen e zjarrit ndaj monarko-fashistëve grekë

830
Sigal

65 vjet më parë – Si u organizua rezistenca ndaj provokacioneve greke të 2 gushtit 1949

Centralisti i Postës Kufitare “guri” të Kapshticës, Adem Hoxha e bindi komandantin e Postës Kufitare të Vidohovës për të hapur zjarr, me iniciativë, pa urdhër nga lart, në mbrojtje të kufijve të atdheut nga agresioni i monarko-fashistëve grekë, me 2 gusht 1949

 Gjashtëdhjetë e pesë vjet më parë do të ishte një centralist i thjeshtë nga Çidhna e Dibrës urdhëruesi i hapjes së zjarrit ndaj provokatorëve monarko-fashistë grekë në kufirin shqiptar të Kapshticës.

Adem Hoxha, centralist i postës kufitare “Guri” në Kapshticë të Devollit, kishte radhën e shërbimit të gatishmërisë luftarake në natën e datës 1 (një) gusht duke u gdhirë 2 (dy) gusht i vitit 1949, kur rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 2 gusht 1949, ra zilja e telefonit. Mori receptorin dhe nga ana tjetër, personi që i fliste, u prezantua se ishte komandanti i Postës kufitare të Vidohovës. Për momentin emri i tij nuk më kujtohet, – tregonte Ademi, – por mbaj mend se ai ishte një djalë i ri rreth të njëzet e dy-tre vjetëve, të cilit, sapo kishin filluar t’i dirsin  mustaqet. (Sipas bashkëkohësve, ai duhet të ketë qenë Memo Nexhipi Bejko, – pak çaste para se të binte dëshmor, i cili  më pas është shpallur “Hero i Popullit”).  Kur Komandanti i postës së Vidohovës, z. Memo Nexhipi Bejko i ka kërkuar centralistit Hoxha që ta lidhte me komandantin e regjimentit, Ademi, iu përgjigj se “Komandanti i regjimentit në këtë orë është në shtrat, duke fjetur në shtëpinë e tij, në Korçë. Ai nuk ka telefon në shtëpi”. Më pas Komandant Memoja i ka kërkuar  kufitarit nga Dibra që ta lidhte me Ministrinë e Mbrojtjes, por sërish ka marrë përgjigje refuzuese!.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf