Gazeta Telegraf/ Prof.Dr. Qemal Shalësi:Si luajta me të mëdhenjtë e basketbollit shqiptar, mbresat në 48 takime ndërkombëtare

1038
Sigal



Intervistë me “Trajnerin e Merituar” të basketbollit Pr. Dr. Qemal Shalsi: Si luajta me të mëdhenjtë e basketbollit shqiptar: Murzaku, Kona, Përmeti,
LLeshi, Hercek, Teneqexhi, Greva, Qirici, Ktona, Tafili -Trajner basketbolli me femrat e “17 Nëntorit” nga 1962 deri në 1972, ku
fituam pa ndërprerje 10 vjet titullin kampio

 

Takimet me të mbeten tepër mbresëlënëse. Një intelektual që flet qetë, me
një memorie të çuditshme dhe me një karakter të fortë. Vetlëvdatat nuk janë
pjesë e karakterit të tij, pasi jeta e ka njohur me shumë trajnerë me emër të
basketbollit botëror që ai i sjell në bisedë të thjeshtë dhe të kulturuar. Nga
të gjithë miqtë e tij (trajnerë të huaj) ai veçon trajnerin e Malit të Zi ,
Bogdan Tanjevic që e ka njohur në Sarajevo, sepse ishte trajner i “Bosna”
Skuadrës me të cilin u ndeshën për kupat e Evropës në 1978. Duke biseduar me
Prof. Dr Qemal Shalsin, konstaton se ai nuk kishte lindur për të bërë karrierë
sportive si lojtar basketbolli por, me sa vërtetoi koha, ishte i prirë për të bërë
mirë madje shumë mirë detyrën dhe rolin e trajnerit të basketbollit.
Basketbolli nuk i ndahej atij, sikurse ai nuk I ndahej basketbollit. Ai ju bë I
vetmin profesion në jetën e tij, si lojtar trajner, gjyqtar, mësues, pedagog,
drejtues federate, shef Katedre e tjerë.

Profesor Qemali njihet nga të
gjitha sportdashësit si trajner dhe lojtar me tituj sportivë dhe grada
shkencore. A mund  të na tregoni për arritjet
tuaja?

 Po më kënaqi. Por jo për mburrje dhe
autolëvdat, por vetëm për faktin, se kur puna bëhet me vullnet e sakrifica, qëllimi
realizohet. Basketbollin e fillova që fëmijë në Shtëpinë e Pionierëve në Tiranë
me prof R. Ramën e D. Toptanin më vonë, kalova me të rinjtë e 17nëndorit, sot
“Tirana”. Në vitin 1952 u pranova si nxënës në Teknikumin e Fizkulturës “Voja
Kushi” të cilën e mbarova në 1955 ku gjatë kësaj kohe, bëja lojtarin e
basketbollit me “Studentin” dhe njëherësh gjyqtarin. Ishte koha kur në Shqipëri
nuk kishte shkolla të larta. Universiteti i Tiranës u hap në 1957, prandaj
punova si mësues I edukimit fizik. Ndërkaq Naim Pilku, trajner i “Partizanit”
babai I basketbollit Shqiptar, më propozoi të luaja me atë skuadër, të cilën e
prita me gëzim dhe kënaqësi të madhe. Stërvitesha dhe luaja me më të mëdhenjtë
e basketbollit Shqiptar si: Petrit Murzaku e Jorgji Kona e M. Përmeti,
N.LLeshi, N. Hercek, J.Teneqexhi, A.Greva, F. Qirici, P.Ktona, B.Tafili etj.

Po studimet, ku i vazhduat?

1960 më doli bursa
për të studiuar me Institutin e kulturës fizike të sportit në Çekosllovaki ( Çeki)
por nuk e mbarova ato sepse u prishën marrëdhëniet por nuk I mbarova ato, sepse
u prishën marrëdhëniet politiko – ekonomike me Bashkimin sovjetik dhe të gjithë
vendet e Evropës Lindore socialiste dhe kthehem në atdhe. Përsëri mësues por
tashmë në shkollën “10 Korriku” me profil basketbollin ( klasat sportive) në patronazhin
e Klubit sportiv “Partizani”. Puna me fëmijët basketbollistë ishte sa e
lodhshme, aq edhe e kënaqshme e këndshme. Ishin shumë të pasionuar, vinin
pothuajse 1 orë para dhe stërviteshin intensivisht. Nga ky grup ve çohej Besnik
Pëllumbi me nofkën “Keçi”, që mbas disa viteve perfeksionimi nga trajnerët e
merituar Njazi LLeshi dhe Astrit Greva, do të bëhej organizator i talentuar i
“Partizanit” të rritur, kapiteni i saj. Mbasi mbarova studimet në J.L.K.F. “Vojo
Kushi “ më thirrën,për të drejtuar ekipin e femrave të “17 Nëntori” Tiranë

Përse me këtë ekip, që me sa di unë ishte Kampion Kombëtar?

Po është e vërtetë, prandaj nuk pranova. Por refuzimi nuk u morën parasysh
dhe fillova nga puna. Më kujtohet stërvitja e parë . U rreshtuan. Ishin mjeshtret
e sportit E. Kote, L. Çaushi, M. Kazazi (Lali) S. Biçaku, A. Dule, P. LLaci, R,
Hanxhari dhe të tjera si S. Sojli, T. Radoja, S. Vreto, A. Shala, Naime Sulka

 

Në vazhdimësi, si vajti procesi
stërvitor dhe rezultatet?

Ekipi i “17 nëntorit” basketboll femra ishte me eksperiencë dhe fitues I
kampionateve dhe kupave të Republikës, pothuajse pa vështirësi të madhe. Por
loja ishte e ngadalshme dhe monotone. Përgatitja fiziko – atletike jo e plotë,
në kundërshtim me konceptin tim të lojës së shpejt dhe mbrojtjes aktive “
secili të vetin”. Për këtë qëllim, stërvitja u intensifikua dhe ndeshjet do të
zhvilloheshin me temp dhe ritëm të shpejt aq më shumë se filloi të rritet rivaliteti
me “Skënderbeun” e Korçës, “Vllazninë” e Shkodrës (me dyshen e fortë N. Pici e
A.Tufi) “Lokomotiva” e Durrësit dhe “Studenti”. Veteranët e skuadrës u shkëputën,
mbeti vetëm S.Biçaku, një lojtare dhe grua shembullore. Ato zëvendësuan nga të
rejat Bukuroshe Shtiza (Bellova) Pranvera Dojoka, Mereme Ferhati (Çela), Dhurata
Xhani, Naime Sulka. Dhimitër Dhosho, V.Hoxha, F.Konçi, etj., të cilat ju nënshtruan
një stërvitje gjithë vjetore dhe shumëvjeçare .

Sa ishte kohëzgjatja e
drejtimit të këtij ekipi dhe sa trofe fituat?

Punova në këtë ekip nga 1962 deri në 1972. Në të gjithë këto vite fituam pa
ndërprerje 10 vjet titullin kampion. Ishin vitet më të bukura, veçse munda të vë
në jetë disa nga kërkesat e idetë e mija. Denjësisht jemi parapritur me takimet
ndërkombëtare kryesisht me R. P të Kinës dhe pjesëmarrjes me ekipin kombëtar në
eliminatorët e kampionatit Europian zhvilluar në R. D Gjermane në 1972. Në 48
takime të zhvilluara në atë periudhë fituam 18, humbën 30.

Pse dhe si u shkëputët nga
“17 Nëntori” për femra?

Më caktuan të drejtoja Federatën e Lojërave me dorë në komitetin e Fizkulturës,
pranë Ministrisë Arsimit, ku punova rreth 4 vjet. Krahas problemeve të ndryshme
më shqetësonte lartësia e ulët trupore e pjesëmarrëseve ku pengoheshin të gjatët
favorizohet të shkurtrit ndaj vonë normat e lartësisë trupore 1.75 cm për
meshkuj 1.65 për femra. Patën shumë ankesa, por me kalimin e kohës ajo u
pranua. Pas 2 vjetësh fushat e basket e volejbollit u mbushën me djem e vajza
shtatë lartë.

Pastaj kaluat te “Partizani”
për meshkuj si trajner!

Kjo ndodhi në 1975, kur çuditërisht Mikel Janku, portieri legjendar i futbollit
në “Partizani dhe në ekipin Kombëtar që ishte shef. Fizkulture në Ministrinë e
Mbrojtjes, më propozoi të merrja ekipin e basketbollit. U befasova dhe pranova
me kënaqësi. “Partizani” kishte rezultate shumë të mira kombëtare dhe ndërkombëtare
rrjedhojë e punës dhe talentit të lojtarëve por dhe trajnerëve para ardhës si
N.LLeshi e A.Greva. Lojtarët e mëdhenj si Agim Fagu, V.Konomi, V.Progsi, J.Cane,
V. Hoxha etj ishin shembulli më sinjifikativ I sakrificës në stërvitje dhe dhënien
si maksimumit në ndeshje. Por lojtarë dy metrosh, nuk kishte. Mora nga të rinjtë
Gazmend Çaçin, Pjerin Bushatin, Artan Terihatin, si dhe dy fillestarë dy metroshë,
Medat Agolli dhe Sopot Lani. Këto lojtarë u përgatitën dhe si sinkronizuan plotësisht
si ekip. Ata u formuan, falë punës dhe djersës sit re, por edhe ndihma nga të mëdhenjtë
ishin inkurajuar. Mjaft të shihnin Agim Fagun që bënte shtesë 200-300 gjuajtje,
kërcime e vrapime, R. Kuqo që çdo ditë merrte kodrat e malet “Mushi, Zaçja e
Prifti ishin shembuj konkretë. Dhe të rinjtë e ardhur e justifikuan ndihmën dhe
shembullin e tyre, duke u bërë pasardhësit e denjë cilësore. Nga 1975-1981 dolëm
5 vjet kampionë dhe fituam 3 Kupa Republike. Në Kupat e kampioneve, zhvilluam
20 ndeshje nga të cilat 8 fitore dhe 12 humbje me pikavarazh 1799-1825. Njëherësh
si bashkë trajner I ekipit kombëtar të rritur si dhe i të rinjve kam 30 ndeshje
ndërkombëtare me bilanc 16 të fituara 14 të humbura.

Ndonjë impresion për ndeshje
të bukura?

Janë disa. Le të marrin me “Zbrojovka Brno” Çeki. Në Tiranë fituan 100-79
rezultat që u prit shumë keq nga shtypi çek. Ndeshja e kthimit në Çeki u bë një
“Vaterlo” e vërtetë, ndonëse ato fituan, vendin e dytë në grup e fituam ne. Një
fitore e bujshme ishte me “Honvedin” e Budapestit që i mundëm në Tiranë 91-85.
Po kështu me “Ekzazibashki” i Stambollit 85-81. “CSCA e Sofjes”, 89-83, Qipron
151-58. Humbjet minimale me “Partizanin” e Beogradit 98-101, “Bosna Sarojevo”,
76-78. Në qytetin Alepo të Sirisë aty ku sot zhvillohen luftime të përgjakshme
ndeshja u zhvillua në një pallat në prani të 20 000 spektatorëve të ndezur për
fitore, pasi kishin mundur skuadra të forta. Fituam 92-81 me një lojë perfekte ku
pikat e fundit i bëri I ndjeri Kushtrim Zaçe. R. Kuqo e G. Çaçi mbrojtën shkëlqyeshëm
kundërshtarin e fortë mbi 2 m dhe rezultativ me sulm. Lëvizshmëria e madhe e Çaçit
e habiti trajnerin e tyre që i kushtoi 4 Lojtarë me nga 5 gabime personale.
Mushi, Prifti, Terihati organizuan dhe konkluduan sulme të shpejta. R.Kuqo shkëlqeu
në tabela dhe shënues I mirë.

Keni pasur incidente kur
shkonit jashtë?

Jo. Kjo nga fakti se kemi pasur djem shumë të mirë, të sinqertë atdhedashës
dhe të kulturuar.

Cilin nga lojtarët tanë e
kanë kërkuar skuadrat e huaja?

Të parin më kanë kërkuar Çaçin në Francë në 1977 ndonëse ishte lojtar i ri dhe
drejtë formimit të tij, Pastaj Mushin në Çeki, Kuqon në Turqi, Zaçen në
Budapest, Edgarin në Austri. Përgjigjja e jonë ishte “As nuk marrin lojtarë dhe
as nuk shesim…”

Kur jeni ndjerë keq në
ndeshjet ndërkombëtare?

Në Francë gjyqtarët ishin spanjollë. Në atë kohë, ne nuk ndesheshim me 5
shtete si, Bashkimi Sovjetik SHBA, Spanjë, Afrika e jugut dhe Izraeli. Sipas
udhëzimit unë nuk do ti jepja dorën arbitrave spanjollë. Dhe ashtu veprova. Ato
u befasuan duke u shprehur ose duke marrë hak me gabimet personale që dhanë që
në fillimin e lojës ndaj Mushit, Kuqos, Zaçes dhe veçanërisht ndaj Çaçit që bënte
takimin e parë ndërkombëtare por që luajti shumë mirë. Në banket më thanë se
isha sjellë keq dhe pa kulturë. I sqarova se politika e vendit tonë nuk lejon
takimin me pesë shtete.. Një nga gjyqtarit qeshi dhe më tha se kam qenë në
Shqipëri si Marksist madje edhe dhëmbët i kam rregulluar në Tiranë (me tregon
dhëmbët).

Ku jeni ndjerë keq nga
lëvizjet e sportistëve?

Jo nga lëvizjet por nga takimet…jam ndjerë keq me Edgar Priftin, në
Itali. Halla e tij ishte martuar me një italian. Kur shkuam të luanim në Itali,
burri i hallës një 75-vjeçar, burrë zotni erdhi ta takonte. Ku i dinte ai
hallet tona. U vumë në siklet. Ishte shumë e vështirë. I mora leje shoqëruesit
të Sigurimit të Shtetit. Ai e kishte me mëdyshje. I thashë ti nuk di gjë. Rasti
parë që pashë nj reagim pozitiv. Edgari bëri një takim të shpejtë dhe me frikë.

 

Cilin nga udhëheqësit e asaj
kohe keni takuar?

Me Mehmet Shehun kur u bë edhe Ministër I Mbrojtjes por edhe me B.Ballukun,
P,Dume, Rahman Perllakun.

Kur keni dalë për herë të
parë jashtë shtetit?

Në 1958 si basketbollist i “Partizanit” në spartakiadës Laipsigut në R.D
Gjermane.

Po ndonjë moment të veçantë
me ekipin kombëtar të femrave?

Në 1972 në Hole Sale të Gjermanisë, morën pjesë në eliminatorët e
kampionatit Evropian, ku në grupin tonë ishin Gjermania, Rumania, Bullgaria,
Zvicra e Danimarka. Skuadrat e para na mundën me diferencë sepse bënin lojë
akumuluese. Me Danimarkën ishim shumë të organizuar dhe loja shkoi pikë për pikë.
Kishte edhe pak sekonda dhe mora pushim. Udhëzova që topi ti jepej Bukuroshe Bellovës
dhe ajo të depërtonte. Dhe kështu u veprua. Ndonëse ajo u pengua dhe godit sërish
shënoi kosh. Arbitri jo vetëm që anulon koshin, por e dënon me gabim personal në
sulm. Humbëm me dy pikët që gjuajti Danezja. Spektatorët gjerman u indinjuan
dhe të nesërmen na inkurajuan në fitoren që bëmë me Zvicrën.

Kur dhe pse u larguat nga Partizani?

Në Porto-Palë të Francës pata luhatje tensioni. Mjeku më pyeti nëse kisha shumë
emocione para ndeshjes I përgjigjem se jo, por mbas përfundimit të sajë jam në
gjendje ta riprodhoj të tërë ndeshjen. Më vizitoi imtësisht duke konkluduar që
më duhet një punë pa emocione të paktën për 3 vjet.

Dhe, si vazhduat?

Fillova si pedagog në Akademinë e Fizkulturës, sot Universiteti I sporteve
të Tiranës, ku dhashë lëndën e basketbollit. Atje u detyrova të futem në thellësi
të mendimit sportive për teorinë e stërvitjes sportive që për më shumë se 20
vite e kisha ushtruar praktikisht. Përsërita kursin e parë dhe deri tani të
fundit universitar të basketbollit me trajnerët e kategorisë së lartë, Dhashë
provime pas universitetit, botova 12 libra,4 broshura, referime në sesione
shkencore kombëtare,tema studimore,artikuj, shkencorë në Buletinin kultura
fizike e Sporti etj.

Dhe për të tëra këto, morët
grada shkencore?

Po. Në 1985 mbas mbrojtjes së disertacionit mora gradën shkencore “Kandidat
i Shkencave” e konvertuar në 1994 në Doktor I shkencave, Docent në 1987 dhe
profesor doktor 1995.

Edhe tani në prag të 80-ve nuk ndaheni nga basketbolli ?

Para një jave takova në pallatin e sportit “A.Rusi” trajnerin e Malit të Zi
mikun tim Bogdan Tanjevic para ndeshjes Shqipëria – Mali I Zi. Këtë mik e kam
njohur në Sarajevë, sepse ishte trajner i “Bosna” Skuadrës me të cilin u ndeshëm
për kupat e Evropës në 1978. Trajner që këtë skuadër e shpalli kampione të
Jugosllavisë. Për përgatitjen komplete të tij fundi në Itali me Triesten etj
derisa mori edhe ekipin kombëtar Italian dhe më vonë atë të Turqisë. Aktualisht
është trajner I skuadrës kombëtare të Malit të Zi. Biseduam miqësisht dhe në
fund e pyeta “sigurish do të vazhdosh” mu përgjigj “shëndeti në radhë ta parë”.
U bashkova me mendimin e tij. Ai në 1978 donte të më jepte një dhuratë për
bashkëshorten, por i thashë nuk na lejojnë. U habit. Çfarë dhurate do më pyeti?
Ndonjë libër për basketbollin. Ai më dha dy. Unë nj e fsheha dhe tjetrën ja
tregova shoqëruesit të Sigurimit të Shtetit i cili më pa shtrembër. Këtë libër
e dorëzuan në Ministrinë e Brendshme të cilin kur shkova për ta marrë më thanë,
është libër revizionist.