Feruz Mataj: Kongresi i V i PPSH dhe vdekja e Adem Rekës

1167
Sigal

Kujtimet e ish-Kryeinxhinierit dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve Feruz Mataj (ish- deputet)

 -Kongresi i V i PPSH dhe vdekja e Adem Rekës

Në këtë vit që do të mbahej Kongresi i 5-të i Partisë 1965, Porti i Durrësit u nderua me flamurin e garave në shkallë kombëtare për arritjet e tij të larta në ngarkim-shkarkimin e vaporëve, veçanërisht të atyre që vinin nga Kina, në prodhime e shumë mekanizime, si dhe modifikime të ndryshme. Rezultate të kënaqshme arritëm të kishim edhe ne ekonominë ndihmëse të bujqësisë, në zgjerimin dhe rritjen e prodhimeve. Në këtë kongres unë isha caktuar të flisja dhe kështu, më 6 nëntor 1966 mbajta diskutimin para kongresit. Por për fat të keq, pas këtij kongresi, dhe saktësisht më 16 nëntor të vitit 1966, në portin e Durrësit erdhi një furtunë e paparë me shpejtësi ere mbi 120 km/orë dhe deti me një shirok të fortë mbi 8 ballë. Në pozicionin që gjendej biga e madhe 100-tonëshe, në kalatën 5 u shkëputën kavot e akostimit nga kalunjtë e bankinës, duke goditur mjetin që ishte në kalatën 5, por po rrezikonte veten dhe mjetet e tjera të akostuara në kalatën 4. Ekuipazhi veproi me shumë shpejtësi dhe marinari Adem Reka, me guximin dhe shkathtësinë e tij, së bashku me shokët, rrezikuan edhe veten duke përpjekur të shtonin kavot e akostimit të bigës, që ajo të mos largohej nga kalata.

….

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf