Eqerem Selenica/ Masakra e pushtuesvve dhe ballistëve në Selenicë të Kolonjës 72 vjet më parë

2109
Sigal

Në një ditë, ballistët vranë 11 fshatarë pasi nuk pranuan të bashkoheshin me ta dhe pushtuesin gjerman

Dimri i vitit 1943 shënoi një masakër të rëndë të forcave pushtuese që bashkë me ballistët vendas, masakruan njerëz të pafajshëm në Selenicën e Poshtme të Kolonjës. Masakra nisi në 29 nëntor e vazhdoi gjatë… Në këtë masakër monstruoze është derdhur gjaku i 11 njerëzve të pafajshëm. Dhe kishte një arsye: se ky fshat nuk pranoi të lidhej me ballistët e babait tënd, po u lidh me çlirimtaren. Dhe dërgoi në mal vullnetarësh 34 partizanë e partizane të moshave të ndryshme. Dhe gjithë familjet e fshatit hapën zemrat e dyert e shtëpive për strehimin, ushqimin e veshmbathjen e partizaneve duke ndihmuar me ato mundësi qe kishin. Aty në Selenicë të Pishës, si një vend i fshehur mes pyllit, larg rrugëve vinin shpesh partizanët; të batalioneve “Hakmarrje”, “Tomori” e “Skënder Çaçi”, aty mjediset e shkollës u kthyen në rrobaqepësi, e infermjeri, ndërsa te xhamia e vjetër ruheshin ushqimet, veshmbathjet dhe armatimet për partizanët. Sepse ballistët i përzuri fshati se ata nuk shikonin të luftonin për çlirimin e vendit, po shikonin nga qymezët e pulave dhe nga ndonjë kockë që u hidhnin fashistët e nazistët. Prandaj krerët e Ballit Kombëtar, e shikonin me urrejtje Selenicën pse u lidh aq ngushtë me partizanët. Shkuan disa here ne ketë fshat, biseduan me pleqtë, por këta “kokëfortë” u thanë: Mos u dukni më këtu, se ne e kemi gjetur rrugën tonë dhe nuk i tradhtojmë idealet e partizanëve… Po ju qenki bolshevikë,- thanë ballistët,- prandaj do t’u djegim si minj”…  Dhe ballistët vetëm për këtë e mbanin fjalën: Po të thoshin do të vrasim e do të djegim e bënin pa një pa dy… Në fillim bënë një sulm me fjalë kundër familjeve që kishin djemtë partizanë e që strehonin partizanë. E pas fjalëve vinin plumbat. Në fund të tetorit 1943, Safet Butka dërgoi 100 ballistë kundër Selenicës së Pishës, po ikën me bisht në shale, se u gjendën përballë qëndresës së çetës partizane… Hodhën pushkët dhe ja mbathën me të katra trimat e ballit, që të shpëtonin kokën.

HAKMARRJA

Po si mund ta harronte Safeti me shokët e ballit këtë turpërim që iu bë në Selenicën e Pishës…. Dhe më 28 nëntor pasi u informuan për largimin e Batalionit Hakmarrje nga Selenica dhe pas mitingut që u organizua në Ersekë, me rastin e Ditës së Flamurit, shfrytëzuan rastin dhe më 29 nëntor sulmuan fshatin tinëz e befasisht, siç sulmojnë ujqërit prenë e tyre. Dhe me shumë kënaqësi vranë djem e gra, pleq e plaka në mënyrën më barbare.

I di emrat e atyre që vranë ballistët në Selenicë të Pishës z. Uran? Po s’i di po ti themi ne: Tre djem i kapën në befasi në Kodrën e Lukeshtës, i lidhën, dy i vranë, Fiqiri Kason e Hajredin Çaushin, njëri shpëtoi.. .Tre gra të familjes Seriani: Sabrien, Habiben e Nazmien me djalin dyvjeçar e shtatzënë, i masakruan… Një familje e tërë mbeti pa gra… 11 pleq i lidhën, i hoqën zvarrë dhe i çuan në varreza për t’i pushkatuar… Por në ato çaste u dëgjua krisma e një pushke dhe zëra se po vinin partizanët dhe ballistët ja mbathën prapë nga sytë këmbët si ujqërit që tmerrohen nga krismat dhe zjarri. Mbetën 11 të vrarë të tjerë të plagosur dhe shtëpi të shkrumbuara. U dogjën plotësisht mbi 2/3 e shtëpive… te fshatit dhe fshatarët në acarin e dimrit nuk kishin ku te fusnin kokën… Pas asaj tragjedie njerëzit kërkonin të afërmit. Nuk kishte dhembje më të madhe… Kastriot Damani kërkonte babanë… I thërriste me emër, por asnjë përgjigje… Kur e pa babanë përtej përroit, me njË bukë nen sqetull qe e kishte marrë pËr t’ua sjellë fëmijëve ne pyll, të mbytur në gjak… Tri gratë dhe djali i vogël i masakruar dergjeshin para derës së xhamisë…

Po prapë e mbajtën “besën” e dhënë ballistët. Nuk e harruan Selenicën e Pishës këtë vatër të Luftës. Fshatarët s’kishin ku te jetonim dhe u larguam ne zonat e çliruara te Përmetit, te Skraparit e Kolonjës dhe u kthyen pas 3 muajsh.

VAZZDOI MË TEJ HAKMARRJA

Në janarin e vitit 1944, u kapen ne befasi 5 te rinj: Muharremi, Xhelali e Xhafer Hymeti si dhe Faik e Doko Dokon që ruanin atë pak pasuri të fshatit qe kishte ngelur pa u djegur, i lidhen dhe, ne acarin e dimrit i nisen ne këmba te shoqëruar nga kriminele duke bere 10 orë rrugë dhe i plasën ne burgun e Korçës. Mbasi i torturuan për një muaj, në shkurtin e vitit 1944, i pushkatuan ne ambIentet e burgut dhe pastaj e nxorrën jashte per t’i parë e për t’i futur frikën popullit te Korçës. Më 20 qershor krerët e ballit prapë nuk e kishin harruar Selenicen e Pishës… Nisen forca të kryesuara nga Osman Kaduçi. Gjatë luftimeve u vranë 6 partizanë, por ballistët morën nje mësim te mire. Lanë kockat rreth 30 ballistë dhe shumica e tyre u kapen si minjtë neper shkurret e shpellat e fshatit.

Dëshmitar në këto ngjarje

 ‘Dhe ballistët vetëm për këtë e mbanin fjalën: Po të thoshin do të vrasim e do të djegim e bënin pa një pa dy… Në fillim bënë një sulm me fjalë kundër familjeve që kishin djemtë partizanë e që strehonin partizanë. E pas fjalëve vinin plumbat. Në fund të tetorit 1943, Safet Butka dërgoi 100 ballistë kundër Selenicës së Pishës, po ikën me bisht në shale, se u gjendën përballë qëndresës së çetës partizane… Hodhën pushkët dhe ja mbathën me të katra trimat e ballit, që të shpëtonin kokën’

*** 

Shkurt i vitit 1942, aksioni për hapjen e depove në Fikas të Tiranës

 Aksioni i parë ekonomik që u krye nga njesitet guerile të Tiranës në fshat ishte ai që u zhvillua në Fikas. Aksioni ishte ekonomik dhe u bë për hapjen e depos së drithrave të të dhjetave dhe shpërndarja e drithit fshatarëve. Ai u krye mbas 3 muajve të krijimit të Partisë Komuniste. Njësitet guerile të udhëhequr nga Qarkori i Tiranës, pas një numri demonstratash, grevash e protestash në qytetin e Tiranës kundër fashizmit dhe tradhtarëve te vendit nisi aksionet në fshat. Dy ditë përpara se te kryhej aksioni u lajmërua kryeplaku i fshatit Asllan KërçUku, që date 11/02/1942, të lajmëronte fshataret se në orën 24:00 te hapnin depon e bereqetit. Ky aksion u krye ne fshehtësi te Qarkorit te Tiranes. Shokët e qarkorit ishin: Pirro Dodbiba, Adnan Qatipi, Enver Begeja, Skënder Jasa, Qazim Hysa, Qazim Haxhiu, Mërkur Çela, Shefqet Kruja, Andon Deçka, Drit Çaushi, Njazi Meka etj.

 Aksioni u krye me sukses. U hapën depot dhe fshatarët morën bereqetin, të cilin e derguan neper shtepitë e tyre. U shpërndanë 8 kv miser, 3 kv fasule , 500 litra vaj ulliri e mallra te tjera që u ishin marrë fshatarëve.  Ishin 22 veta te fshatit Fikas që morën bereqet: Asllan Kërçiku, Qazim Kërçiku, Hasan Kërçiku, Muharrem Kërçiku, Avdi Kërçiku, Ahmet Kërçiku, Hysen Kërçiku, Halil Bakalli, Baftjar Bakalli, Rexhep Bakalli, Shaban Bakalli, Demir Bakalli, Limon Bakalli, Tahir Beka, Mehmet Beka, Vesel Beka, Ismail Beka, Shaban Beka, Reshit Kacana, Servet Kacana etj. Në mëngjesin e dt.12.02.1942 nga ora 9:30 xhandamaria e Tiranës arrestoi 22 fshatarët e fshatit Fikas. Te lart përmendurit qëndruan mbi 3 muaj ne burg. Qytetarët e Tiranes bënë protesta te ashpra rreth burgut: Duam liri, poshtë fashizmi, rroftë flamuri shqiptar, ulni flamurin Italian, Si rezultat i protestave e thirrjet: lironi fshatarët e burgosur se nuk kanë faj…

 Perfekti i Tiranës Qazim Mulleti duke parë zemërimin dhe protestat e vazhdueshme të popullit dhe për mungesë provash i liruan të burgosurit e fshatit Fikas. Aksioni i parë per hapjen e depove të drithit në fshatin Fikas beri jehone jo vetem ne qarkun e Tiranes, por ne gjithë Shqipërinë. Pas këtaj protesta e revolta kundër fashizmit dhe tradhëtarve te vendit u bënë në gjithë.Shqipërinë.

 

Ismail Kërçiku

Nuri Kërçiku