Vuçiç në fund të majit vizitë zyrtare në Tiranë, takon Ramën

547
Sigal

Në fund të muajit maj kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçic pritet që të vizitojë Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe.

Vuçiç pritet të vijë në Shqipëri në fund të muajit maj dhe ekzaktësisht në datat 28-29. Mediat serbe bëjnë me dije se vizita e Vuçiç në Tiranë do të vijë në një kohë kur do të zhvillohet një forum i madh ekonomik.

Një sërë takimesh do të mbahen mes kryeministrit shqiptar Rama dhe atij serb Vuçiç për të diskutuar për realizimin e projekteve të përbashkëta investuese të të dyja vendeve.

“Me këto projekte do të paraqitemi bashkë në Bruksel”,- mësohet të ketë thënë Vuçiç.