Duro Shehu: Akuzoj Ramiz Alinë e Nexhmijen, të cilët me urdhër të Enverit, vranë Mehmet Shehun

1490
Sigal

Ekskluzive/Reagon vëllai i ish-Kryeministrit lidhur me intervistën e fundit të Ramizit për vetëvrasjen e Mehmetit

“Me intervistën para vdekjes, Ramizi kërkon të mbulojë krimin e rëndë që s’mund të fshihet”

Sapo ka ardhur nga Kanadaja ku banon, me shpresën e çmalljes me vendlindjen, familjarë, shokë e miq, ish-partizani e ushtaraku madhor, Duro Shehu, ndjen dhimbje e lëndohet në plagën më të rëndë të jetës së tij… Mediat vendase, i kanë bërë jehonë deklarimeve të Ramiz Alisë (biseda me Januz Januzajn, pasqyruar në librin ‘Shqipëria ime’) lidhur me vetëvrasjen e Mehmet Shehut në vitin 1981. Rideklarimi i Alisë se: ‘Mehmet Shehu u vetëvra pasi nuk duronte kritikat e shokëve, lidhur me fejesën e gabuar të djalit me një të deklasuar’, ka acaruar tej mase Duro Shehun, i cili nuk ngurron të shprehë mllefin ndaj ‘Kalit të Trojës’ Ramiz Alia, i cili bashkë me ‘Panterën e zezë’ Nexhmije Hoxha, përgatitën e realizuan skenarin e eliminimit të Mehmet Shehut’. Një telefonatë e kolegut Xhevdet Shehu, bën që Duro, i sapo ardhur në atdhe, të ndryshojë axhendën e tij dhe të lerë takim me ne… Takohemi në një nga kafenetë jo larg qendrës së kryeqytetit. Vitet, mosha dhe dramat jetësore, veçanërisht jeta e gjatë në emigracion, kanë lënë gjurmë në trupin e ushtarakut të njohur. Ndërsa deklarimet e Alisë për ‘vetëvrasjen e Mehmetit’, për Duron, janë një ‘rivrasje tjetër e të vëllait’, pikërisht nga ‘personi kryesor që eliminoi tim vëlla së bashku me Nexhmijen e me urdhër të Enverit’. “Nuk meriton ‘Kali i Trojës’ Ramiz Alia përgjigje, pasi çdo ditë, javë e muaj që kalon, ashtu siç kam akuzuar që ditën e vrasjes së Mehmetit, e fajësoj atë si organizator e ekzekutues. Historia e ka provuar dhe do e provojë më tej këtë të vërtetë”- shton Duro Shehu. Ashtu, mes dhimbjes nga ngacmimi i plagës që ka zënë përkohësisht ‘kore’, ai pranon të përgjigjet për “Telegraf” këtij akti të shëmtuar të Ramiz Alisë, liderit të fundit komunist të Shqipërisë, në prag të vdekjes së tij. Për të qenë më i besueshëm, por në fakt për të nxjerrë dufin e dhimbjes e indinjatës, ai merr një letër dhe kërkon ti shkruaj vetë fjalët që i dalin nga dhimbja e zemrës. Ndoshta, për të qenë i bindur dhe i përgjegjshëm për akuzat që ai ka adresuar ndaj Alisë e të tjerëve si shkaktarë të vrasjes së Mehmet Shehut…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print