Anëtarët e partisë të shprehin lirisht mendimet

604
Sigal

Artikulli i Enverit

Diskutuesit flasin hapur, në këtë Konferencë, ashtu siç janë porositur dhe nga komunistët në institucione qendrore, qendra pune e prodhimi të Tiranës. Po atë ditë, 14 prill, 1956 , në “Zërin e Popullit” është botuar një artikull i gjatë i Enver Hoxhës me titull: “Marksizëm-Leninizmi mëson se populli është krijuesi i historisë” Për më tepër në këtë artikull Enver Hoxha vë në dukje me forcë se: “E rëndësishme është që çdo anëtar partie të kuptojë se në parti nuk mund të ketë frikë… Çdo anëtar partie të shprehë në Parti mendimin e të kritikojë me forcë të metat dhe ata që janë përgjegjës për këto të meta.” Ja pse të deleguarit kanë edhe më shumë arsye të flasin pa ngurrim. Ndaj ata së pari i bëjnë një breshëri pyetjesh presidiumit. Veç të tjerash, kjo është dhe një nga kërkesat e raportit të Kogresin XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që ka mbajtur Hrushovi para disa muajsh, ku ka kritikuar rreptë dhe kultin e individit të Stalinit.