Akuzat e Sigurimit për Beqir Ballukun, Petrit Dumen e Hito Çakon

2157
Sigal

Arkivat. Si refuzoi Presidiumi i Kuvendit Popullor kërkesën e  Gjeneralëve për falje jete

Në funksion të analizës në parti, tre gjeneralët e arrestuar, përveç presionit e dhunës fizike dhe psikologjike për të pranuar fajësinë, aktivitetin armiqësor të tyre, bëhen objekt i metodave çnjerëzore që aplikon hetuesia dhe Sigurimi i Shtetit. Dosja e përgatitur nga sigurimi, mbushur me shifra e fakte për abuzimet financiare, i bashkëngjitet konkluzioneve politike të Komitetit Qendror të Partisë, në të cilat Balluku, Dumen e Çako ishin caktuar armiq. Ndërkohë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, në mbledhjen e datës 5.11.1975, refuzon kërkesat e Gjeneralëve Balluku, Dume e Çako për falje jete. Më poshtë, nga arkivat , përkatësisht “Fondi i Sigurimit të Shtetit për veprimtarinë e grupit të Beqir Ballukut, viti 1973-1974”, e ‘Arkiva e Presidiumit të Kuvendit Popullor”, po japim materialin në vazhdim..

AKUZAT E SIGURIMIT PËR GJENERALËT