Zbulohet emigranti i fshehur në motorin e makinës

187
Ka qenë e madhe habia e dy agjentëve të rojes civile spanjolle, kur kanë kontrolluar një automjet të ndaluar në kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle Ceuta. Brenda motorit, ata kanë gjetur të fshehur një emigrant 29-vjeçar. Ndërsa brenda një fundi të dyfishtë, nën sediljen e shoferit, zbuluan një tjetër emigrant 23-vjeçar. Të dy, vinin nga Guinea. Shoferi u arrestuam ndërkohë që dy klandestinët u dërguan në spital me sintoma dehidratimi. Sipas mjekëve, të dy ata kanë rrezikuar madje edhe vdekjen. 
E gjithë kjo, risjell në kujtesë rastin e fëmijës të fshehur në një valixhe, të zbuluar nga skanimi me rreze “x”. Forcat e rendit kishin ndaluar një 19-vjeçare marokene. “Dukej nervoze dhe menduam se transportonte drogë”, tha njëri polic. Vajza ishte arrestuar dhe kishte pranuar se kishte marrë para për të transportuar 8-vjeçarin Adou.