Vrau motrën binjake, në gjyq habit me deklaratën e saj

519
Sigal

Një vajzë, e cila qëlloi për vdekje me thikë motrën e saj u dënua me 6 vite burg për vrasje.

Amanda Ramirez, 27 vjeçe e pranoi se e kishte vrarë motrën e saj, kur ishte në gjendje të dehur në shtëpinë e tyre në Camden, Neë Yersey.

Sakzaq, policia dyshoi se vrasja ka ardhur si pasojë e një trekëndëshi dashurie. Mirëpo këtë, Amanda e mohon dhe thotë se nuk e mban mend fare se pse e bëri.

“E di që asgjë nuk e shfajëson atë që bëra, por dua ta bëj të qartë që s’kam pasur kurrë qëllim t’i marr jetën motrës sime binjake”, tha ajo para gjykatës, teksa i kërkonte familjes që ta falte.