Vrasja aksidentale e bariut në Itali, dyshohet se është ekzekutuar nga afër

489
Kanë kaluar 3 vjet nga vrasja e shqiptarit Qamil Hyraj në Itali dhe ende pronari i tij nuk është dënuar. Deri më tani është thënë se Hyraj u vra pa dashje nga pronari i tij teksa po bënte qitje.

Por tani kur kanë kaluar tre vjet, çështja merr një tjetër kthesë. Mediat italiane shkruajnë se ka prova të mjaftueshme që Hyraj të jetë vrarë me paramendim.

I akuzuari është Xhuzepe Roi, 34 vjeç, pronari i stallës së deleve ku shqiptari ishte duke punuar dhe njëkohësisht ishin miq.

Bariu Qamil Hyraj, 23 vjeç, u gjet i vrarë me pistoletë në fushat e Porto Cesareos, në Torre Lapillo, pasditen 6 prillit 2014.

Sipas karabinierëve që po hetonin mbi këtë vrasje, ka marrë plumb në ballë, gjë që bën të dyshohet për një ekzekutim të mirëfilltë për larje hesapesh.

Sipas provave balistike, është pamundur që pronari ta ketë qëlluar në ballë bariun duke bërë qitje gabimisht nga një distancë aq e largët sa pretendon ai.

Po kështu, nga analizimi i kufomës, ka prova që konfirmojnë se ai është qëlluar nga afër.
Sigal