Vranë ish-mësuesen, dënohen me vdekje dy vëllezërit (Detajet)

531
Sigal

Dy vëllezër të moshave 21 dhe 19 vjeç janë dënuar me vdekje në Bjellorusi, pasi kanë vrarë ish-mësuesen e tyre me thikë dhe më pas ia vunë flakën shtëpisë së saj.

Stanislav dhe Ilia Kostseu goditën mbi 100 herë me thikë ish-mësuesen, pavarësisht lutjeve të saj për të mos e vrarë. Policia bëri një hetim të shpejtë dhe gjeti fajtor dy djemtë.

Dy të rinjtë pranuan se e kanë kryer krimin, ndërsa kërkuan mëshirë e t’ju falej jeta. Ata kërkuan nga presidenti i vendit Aleksandër Lukashenko që t’u falte jetën, por kreu i shtetit refuzoi ta bënte diçka të tillë, shkruajnë mediat botërore.

Të dy djemtë thanë se kanë qenë të dehur kur vranë ish-mësuesen, por sërish ata nuk shpëtuan nga dënimi kapital. Bjellorusia është i vetmi vend europian, ku dënimi me vdekje është akoma në fuqi. Ajo ka qenë një pjesë e sistemit juridik të vendit që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik më 26 dhjetor 1991. Kushtetuta aktuale kombëtare e parashikon këtë dënim për “krime të rënda”.

Nga viti 1991, më shumë se 400 vetë janë dënuar me vdekje në këtë shtet.