VIDEO/ Rusia teston 4 raketa balistike ndërkontinentale

465
Rusia ka testuar katër raketa balistike me kapacitet bërthamor, si pjesë e një ushtrimi stërvitor për forcat strategjike bërthamore të vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video që tregon lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale të quajtur Topol, e cila u nis nga kozmodromi i Plesetsk-ut në Rusinë veriore.

Raketa goditi objektivin e saj në zonën Kura në Gadishullin Kamchatka, mijëra kilometra larg. Sipas ministrisë, testimi përfshiu raketa me bazë tokësore, ajore dhe ujore të përshtatura për nëndetëse.

Kremlini deklaroi se presidenti Vladimir Putin ka mbikëqyrur personalisht lëshimin e raketave balistike me kapacitet bërthamor. Rusia ka modernizuar kapacitetin e saj të raketave në një kohë tensionesh globale lidhur me programin bërthamor të zhvilluar nga Koreja e Veriut.
Sigal