Tifozi shpërthen në ofendime ndaj shqiptarit, sajti italian: Na turpëroi para Hysajt

544
Ndeshja e fundit në kampionat e Napolit kundër Sampdoria-s prodhoi një mori episodesh, ku ndër të cilët protagonist ishte edhe Elseid Hysaj. Për fatin e keq jo për mirë pasi mbrojtësi shqiptar shkaktoi një penallti e cila bëri që Napoli të kalonte përkohësisht në disavantazh me shifrat 1-2.
Për disa nga tifozët napoletan kaq nevojitej dhe ndaj Hysaj shpërtheun në ofendime, ku më përshtypje bëri njëri prej tyre: “Merr një gomone dhe ktheu në Shqipëri”.
Kjo frazë ka bërë shumë përshtypje dhe vetë sajti më i madh pranë skuadrës dhe qytetit, “Il napolista”, reagoi duke mbajtur një qëndrim kundër tifozit. “Na ka kthyer 30 vite pas ai që iu drejtua Hysajt me atë frazë. Pse merremi gjithmonë me Hysajn, Reinan ose Ruin?
Pse ne napolitanët shohim gjithmonë gotën gjysmëbosh?! Në shumë raste, ne jemi të pashpirt në atë që themi dhe shohim. Shumë të tjerë vlerësojnë Napolin për lojën dhe elementet që ka, ndërsa ne edhe në periudhë festive kritikojmë”,-shkruan “Il napolista” për ofendimet ndaj hysajt.
Sigal