Statistikat/ Kositëset e barit vrasin më shumë amerikanë se xhihadistët

645
“Statistikat e Vitit” është një iniciativë e re për 2017 që tregon se si statistikat mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë botën rreth nesh. Nominimet janë bërë nga pjesëtarë të publikut si dhe anëtarë të Shoqatës së Statistikave Mbretërore nga e gjithë bota.
Paneli i jurisë, i kryesuar nga Presidenti i Shoqatës së Statistikave Mbretërore David Spiegelhalter, përfshinte ish ekspertin kombëtar britanik të statistikave Jil Matheson dhe redaktorin e BBC News Mark Easton. Një nga fituesit e kësaj iniciative është edhe Statistika Ndërkombëtare e Vitit.
Numri i amerikanëve të vrarë në vit mesatarisht nga kositëset e barit është 69 – në krahasim me dy amerikanë të vrarë në vit nga terroristët xhihadistë emigrantë.
statoftheyear_map
Kjo shifër u theksua përmes një postimi në Twitter këtë vit nga Kim Kardashian në përgjigje të urdhrit të ndalimit të emigrantëve të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump; më parë ishte shfaqur në një artikull të Richard Todd për “Huffington Post”.
tweet1
Statistika e Richard Todd dhe postimi i Kardashian në mënyrë të suksesshme theksuan kontrastin e madh mes numrit të amerikanëve të vrarë çdo vit mesatarisht nga “terroristët xhihadistë emigrantë” dhe të amerikanëve të vrarë nga kositëset e barit, si dhe në mënyrë të veçantë të numrin e lartë të personave të vrarë nga amerikanë të tjerë, 11,737 në vit.
Përdorimi i këtyre shifrave nga Todd dhe Kardashian tregon sesi çdokush mund të përdorë evidencë nga statistikat për të informuar të tjerët dhe për të theksuar keqkuptimet e rrezikut në jetën e njerëzve.
Sigal