Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për zonat e sigurta në Siri

215
Rusia, Turqia dhe Irani kanë nënshkruar një memorandum që bën thirrje për krijimin e zoneve të sigurta në Siri, gjatë bisedimeve për paqe në Kazakistan. Megjithatë, disa përfaqësues të opozitës siriane janë larguar nga këto bisedime në shenjë proteste.
Marrëveshja u nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre tre shteteve, që sponsorizojnë bisedimet e paqes në Astana të Kazakistanit.
Memorandumi bën thirrje për krijimin e katër zona të sigurta në pjesë të ndryshme të Sirisë, ku forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad po luftojnë me rebelët.
Një pjesë e delegacionit të opozitës siriane u largua nga bisedimet për të protestuar nënshkrimin e memorandumit nga përfaqësuesit e Iranit.
“Ne nuk pranojmë që Irani të përfshihet si vend garantues”, ka thënë një anëtar i delegacionit të opozitës.
Opozita siriane është zemëruar me pjesëmarrjen e Iranit në konferencë, duke e akuzuar Teheranin se është pjesëmarrës në luftën në Siri.