OBSH: Shpejtësia e madhe arsye për vdekjen e një të tretës së viktimave në aksidente rrugore

549
Shpejtësia e madhe është arsye për vdekjen e të paktën një nga tre viktima në aksidentet automobilistike në botë, njoftoi Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH) në raportin që është publikuar para Javës botërore të sigurisë në komunikacion. “Në disa nga vitet e fundit nuk ka asnjë lloj ndryshimi në këtë tendencë”, deklaroi zëdhënësja e OBSH-së, Lora Sminki.
Raporti që u publikua me rastin e Javës së katër Botërore të KB-së për siguri në komunikacion (nga 8 deri më 14 maj), e shënoi fillimin e fushatës “Ulni shpejtësinë-shpëtoni jetë”.
Janë parashikuar qindra evenimente për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit – kryesisht në shkollat në Afrikën Jugore, Brazilit dhe Kinës dhe më tepër në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku aksidentet rrugore me pasoja fatale janë të shumta.
Sigal