Rreth botës për vetëm 2 orë

459
Boeing ka premtuar të bëjë realitet aeroplanët hipersonik për pasagjerët dhe thotë se diçka e tillë mund të ndodhë brenda një dekade. Avionët hipersonikë, fluturojnë deri në 3.800 km për orë dhe mund të lejojnë pasagjerët të shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtimit.

“Unë mendoj se në dekadën e ardhshme ju do t’i shihni këto plane të bëra realitet” – tha për CNBC në Paris Air Show, kryetari dhe CEO i Boeing, Dennis Muilenburg. Megjithatë, ai pranoi se firma ende duhet të provojë se ka mjaft njerëz që mund të përballojnë bileta për ta bërë atë shërbim të vlefshëm.

“Ne shohim inovacione të ardhshme ku mund të lëvizni rreth botës edhe për vetëm dy orë” – shtoi Mulenburg.
Sigal