Rrëfehet Biden: Do shisja shtëpinë kur kisha djalin sëmurë, Obama më siguroi paratë

159
Miqësia mes Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama dhe Zv.Presidentit Joe Biden, është mjaft e fortë. Ata drekojnë së bashku çdo javë, ndërsa familjet e tyre shkojnë bashkë me pushime.
Në një intervistë për CNN, zv.Presidenti Joe Biden rrëfen se sa e thellë është miqësia e tyre. Ai bëri të ditur se presidenti Obama i siguroi paratë gjatë sëmundjes së djalit të tij, Beau, i cili humbi jetën nga kanceri vitin e kaluar.
Joe Biden rrëfen se i tha Presidentit, se duhet të shiste shtëpinë e tij, sepse i duheshin paratë për shërimin e djalit, por ai i siguroi paratë që i nevojiteshin.
“Ai u ngrit në këmbë dhe më tha: Nuk do ta shesësh atë shtëpi. Më premto se nuk do ta shesësh shtëpinë. Unë do të t’i jap paratë e nevojshme, çfarë do që të duhet, por më premto se nuk do ta shesësh shtëpinë… Mos e bëj Joe… Më premto se nuk do ta bësh”, – ka rrëfyer Joe Biden.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka mbajtur fjalimin mortor në varrimin e djalit të Joe Biden, i cili vdiq nga kanceri vitin e kaluar.