Dalin fotot e para të kamikazit 28-vjeçar që shpërtheu në zemër të Stambollit

412
Mediat turke kanë publikuar sot foton e kamikazit që shpërtheu mëngjesin e djeshëm në zemër të Stambollit duke vrarë 10 persona e duke plagosur 15 të tjerë, shumica prej tyre turistë gjermanë e norvegjezë.
Ai është Nabil Fadil, 28-vjeç dhe ka lindur më 5 shtator 1988 në Siri, ndërsa mediat turke shkruajnë se u arrit të identifikohej nga gishti i prerë që u gjet në vendngjarje.
Sipas të njëjtave burime, Nabil Fadil ka hyrë në Turqi një javë më parë. Pikërisht më 5 janar të 2016-s atij i janë marrë shenjat e gishtave në zyrën për të huaj.
Sigal