Protesta në Rumani, Presidenti Iohannis qetëson investitorët: Nuk ka rrezik

520
Presidenti rumun Klaus Iohannis ka qetësuar investitorët se nuk ka asnjë rrezik nga protestat masive antikorrupsion dhe se gjendja ekonomike në vendin e tij është e mirë dhe kështu do të mbetet.
Qeveria e Rumanisë injoroi thirrjet për tërheqjen e dekretit që amniston të gjithë zyrtarët e dënuar për korrupsion edhe pse vendi ka hyrë në ditën e tretë të protestave më të mëdha të shënuara që prej rënies së komunizmit në vitin 1989.
I pranishëm në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian në Valetta, Iohanis u shpreh:
Investitorët nuk janë të kërcënuar, gjendja ekonomike është ende shumë e mirë dhe unë mendoj se ajo do të qëndrojë në këto nivele, kështu që nuk ka problem për investitorët, kjo është një çështje parimore e popullit tim. Megjithatë presidenti rumun ka pranuar situatën e vështirë ne vend.
“Jam shumë i shqetësuar. Më duhet ta pranoj, edhe pse është e vështirë për mua, se situata në Rumani është vërtetë e komplikuar. Por ne kemi mijëra rumunë nëpër rrugë dhe unë u besoj atyre, i besoj popullit tim, besoj tek Rumania, dhe në fund të fundit jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje, sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë, vlerat evropiane duhet të mbizotërojnë dhe besoj se kjo ka për të ndodhur”.
Pasi 250 mijë njerëz mbushën rrugët e Bukureshtit, nuk munguan përçarjet në qeverinë rumune. Të enjten në mëngjes një nga ministrat e kabinetit dha dorëheqjen teksa zëvendëspresidenti i partisë në pushtet kërkoi anulimin e dekretit.
Protesta janë mbajtur në shumë qytete të Rumanisë, teksa 800 mijë persona u mblodhën në mënyrë paqësore në shoshin më të madh të Bukureshtit para selisë së qeverisë rumune. 
Sigal