Ky shtet ka hapur klubet e natës, por nuk lejohet kërcimi

306
Sigal

Spanja pas rënies së rasteve të infektuara me koronavirusi ka lehtësuar masat dha ka nxjerrë rregulla të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që klubet e natës të rifillojnë aktivitetin e tyre, por duke respektuar disa rregulla strikte.

Ajo ka vendosur që të mos lejohet kërcimi dhe hapësira në klub të përdoret për të vendosur tavolina dhe karrige për t’u ulur klientët.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak pronarëve, sepse arsyeja më e madhe që të rinjtë shkojnë nëpër klube nate është për të kërcyer.

Autoritetet u kanë dhënë leje klubeve apo diskove që të përdorin edhe verandat.