Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Reforma, sa për formë

294
Sigal

Reforma sjell ndryshime shumë të thella të veprimtarisë dhe organizimit, në fushën ku ajo zbatohet. Reforma Zgjedhore, po vërtetohet, që nuk po kryhet, si pretendohet. Janë vetëm disa amendime që i bëhen Kodit Zgjedhor. Prandaj Reforma është sa për formë. Reforma në Drejtësi tashmë po i shfaq dukshëm dështimet e parashikuara. Kanë dështuar inicuesit e saj, parlamenti që e votoi me urdhër e qëndrim “gatitu”, si ushtria e “eunukëve” në oborrin sulltanor. Dështuan edhe ekspertët ndërkombëtarë të monitorimit. Me sa kuptohet, edhe BE-ja, nuk ka me vullnetin që ta zbatojë “Modelin e Shqipërisë” edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi e para që e kundërshtoi, ishte Maqedonia e Veriut. Komisioni i Venecias po i bën “kritikën e kritikës”, me opinionet që po jep sipas kërkesave të institucioneve të Shqipërisë. Ndërsa “vetting-un” real të institucioneve kushtetutese të vetting-ut, po e bëjnë prokurorët dhe gjyqtarët e eleminuar, sipas tyre për motive politike. Ankesat e shumta po depozitohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasbourg. Faktet e përditëshme të denoncimeve nga disa subjekte të eleminuar nga  Komisionet e Vetting-ut dhe vendimet e pritëshme të kësaj gjykate, do të na japin tabllonë reale, se sa edhe Reforma në Drejtësi, ishte sa për formë.