Reagimi – Kukan: Platforma e Ramës për partitë shqiptare në Maqedoni e papranueshme për BE

397
Eurodeputeti dhe ish ministri për punë të jashtme i Sllovakisë, Eduard Kukan, ka reaguar ashpër për të ashtuquajturën platforma shqiptare e partive që i prezantojnë votuesit shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë, e cila sipas tij platformë e përgatitur nga kryeministri i shtetit fqinjë, Edi Rama, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kukan porosit se platforma e këtillë është plotësisht e papranueshme për të, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.
‘Shqipëria gjithnjë ka pasur rezultatet të mira në lidhje me bashkëpunimin rajonal dhe ajo vlerësohet, por tani do të ndalem këtu. Aktivitetet e kryeministrit shqiptar pas zgjedhjeve në Maqedoni, për mua janë plotësisht të papranueshme, plotësisht të papranueshme! Të thirren partitë politike shqiptare nga Maqedoni dhe të debatohet platforma e tyre dhe se çka duhet të bëjnë kur do të kthehen në vendin e tyre, mendoj se vërtetë është e tepruar. Jam i befasuar në atë se askush nuk e përmend publikisht, por e di se do të shkaktojë shumë kritika. Ajo është mënyra në të cilën bëhen punët’, ka theksuar Kukan për korrespondentin e AIM në Bruksel.
Në të njëjtë kohë, Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, në mbledhjen e ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së, ende heshtin për të ashtuquajturën platformën shqiptare në Maqedoni.
Sigal