Sekuestrohen 54 kg kanabis në Lezhë dhe Tepelenë

464
Gjatë dy operacioneve të Policisë së Shtetit në Lezhë dhe Tepelenë u sekuestrua një sasi prej 54 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Operacioni i parë, i koduar “Mjegulla”, është zhvilluar në Lezhë, ku janë sekuestruar 20 kg kanabis si dhe janë arrestuar Xhevahir Gjeta, 38 vjeç, dhe Aleksander Gjeta, 47 vjeç, banues në Mirditë. 
Ndërsa operacioni i dytë, i koduar “Liqeni”, është zhvilluar në Tepelenë dhe gjatë tij janë sekuestruar 34 kg lëndë narkotike kanabis dhe është arrestuar Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj të Tepelenës.
Sigal