Një përplasje shkatërruese mes dy trenave të udhëtarëve në Austri ka lënë të paktën një të vdekur dhe 22 të plagosur. Mes të aksidentuarve kanë qenë dhe 3 fëmijë, raporton “The Mirror”.
Imazhet dramatike tregojnë gjendjen në të cilën është bërë treni nga përplasja. Si pasojë e aksidentit e vdekur ka mbetur një grua. Në vendngjarje kanë mbërritur me dhjetëra shërbime emergjente dhe ambulanca, për të nxjerrë të mbijetuarit.
Incidenti tragjik ndodhi në Niklasdorf pranë Leoben.