Përleshje në kampin gjerman për një Kuran

509
17 persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje të frikshme në një kamp azilkërkuesish në Gjermani. Në kampin e refugjatëve në Suhl të Gjermani emigrantët u përleshën em njëri-tjetrin për shkak të një Kurani. Sipas policisë gjermane një i ri nga Afganistani provokoi të pranishmit duke grisur fletë të Kuranit dhe duke sharë fenë islame. Kaq ka mjaftuar që të shpërthente dhuna, duke shkaktuar 17 të plagosur. I riu nga Afganistani ka shpëtuar falë ndërhyrjes së forcave policore që ruajnë kampin e refugjatëve. Veç mbështetësve të të riut agfan me turmën u përleshën edhe forcat e rendit, pasi ndërhyrja e tyre nuk u mirëprit nga refugjatët. Ata qëlluan policinë me gurë e mjete të tjera të forta, duke lënë të plagosur 6 prej tyre, ndërsa 11 të plagosurit janë refugjatë nga të dy palët në konflikt.
Sigal