Jennifer Lawrence, aktorja më e paguar

529
Jennifer Lawrence kryeson listën e aktoreve më të paguara të momentit. Revista Forbes publikoi renditjen e aktoreve që kanë siguruar shumat më të majme në 12 muajt e fundit.  J Law ka siguruar plot 52 milionë dollarë, duke lënë pas Scarlett Johansson me 35.5 milionë dollarë, Melissa McCarthy me 23 milionë, Fan Bingbing me 21 milionë dhe Jennifer Aniston me 16.5 milionë. Anna Hathaway, Julia Roberts dhe Angelina Jolie janë tre emrat e tjerë që ndodhen në 10 aktoret që janë paguar më shumë në këtë periudhë. Në këtë listë, Fan Bingbing është e vetmja aktore joamerikane.
Sigal