Haradinaj: Fitorja jonë është më bindëse, nuk i besoj Exit Pool-it!

459
Kryetari i AAK-së, njëherësh i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj thotë se koalicioni i tyre është fitues i këtyre zgjedhjeve.
Ndërsa nuk i beson Exit Pool-it të publikuar në media.
“Fitorja është shumë më e thellë. Urime zgjedhjet Kosovë, urime gjithëve”, ka thënë ai.
“Kosova e ka dhënë provimin, e uroj sivbranin për vendimin e marrë, vendim që flet qartë. Besimi i është dhënë koalicion PDK-AAK-Nisma. Fitorja është më bindëse sesa që e thotë Exit Poll-i. Me këtë vendim sovrani na obligon ta ofrojmë qeverinë. Po ashtu, i ftojmë për partneritet partitë në interes të vendit. Urime të gjithëve. Ne e kemi rezultatin, mekanizmat tonë e kanë rezultatin për këtë arsye nuk dhashë shifra për mos me ndërhy. Të dhënat tona janë më bindëse sesa ato të Exit Poll-it”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se zgjedhjet e sotshme janë më të mirat që i ka mbajtur ndonjëherë Kosova.
Sigal