Pas sulmit me raketa në një bazë OKB-së, mbetën të vdekur tre persona

432
Tre persona, përfshirë dy trupa paqërujatëse dhe një civil, kanë humbur jetën pas një sulmi me rraketa në një bazë të Organizatës së Kombecve të Bashkuara në Mali.
Zëdhënësi i OKB-së për këtë vend, Oliver Salgado, ka bërë me dije se ende nuk ka pistë hetimi për të zbuluar autorët.
Sipas tij, kanë qënë katër ose pesë raketa të cilat goditën bazën, në orën katër të mëngjesit, me atë lokalen. Një ngjarje e tillë vjen një javë pas pengmarrjes në Hotelin Radisson Blu, ku humbën jetën 20 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
Mali ka qënë shumë i prekur nga dhuna gjatë viteve të fundit, kryesisht nga kryengritjet islamike. Problematike ka qënë edhe situata e krijuar në very të vendit nga grupi separatist Touareg.
Sigal