Parlamenti Europian shfuqizon shërbimin “roaming”

408
Shfuqizimi i shërbimit “roaming” për përdorimin e internetit, telefonave apo mesazheve brenda shteteve të Unionit, u miratua më në fund nga Parlamenti Europian, pas marrëveshjes së arritur më herët në muajin qershor. Pas shumë kontesitmesh, me reformen e re , anëtarët e Parlamentit duan që të shmangin atë që konsiderohet si “mankthi i personave” të cilët kur ktheheshin në shtëpitë e tyre pas udhëtimeve jashtë shtetit, gjendeshin përballë faturave shumë të shtrenjta telefonike.  Ish-zv.presidentja e Komisionit Europian, Viviane Reding e konsideroi këtë si një arritje. “Pas 10 viteve të lodhshme ‘betaja e “roaming”’ ka përfunduar”, tha ajo. Sikurse e cilësoi Reding, kjo është një fitore për konsumatorët dhe një hap drejt një tregu dixhital europian të vetëm dhe të vërtetë. Edhe përdoruesit e telefonisë celulare në Mbretërinë e Bashkuar të cilët do të udhëtojnë në Europë tani në vazhdim do të paguajnë të njëjtat çmime si ato në Angli.
Sigal