Papa Françesku kandidat potencial për çmimi Nobel për Paqe 2015

471
Pak ditë përpara shpalljes së fituesit, janë bërë publik emrat që janë nominuar si kandidatë potencialë për marrjen Çmimin Nobel për Paqen.
Ndër pretendentët rradhitet Papa Françesku. Ati i Shenjtë ka qenë gjithmonë një Ambasador i paqes në botë, teksa mesazhet e tij kanë patur gjithmonë nota tolerance dhe solidariteti.
Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ai ndihmoi në sheshimin e marrëdhënieve midis Amerikës dhe Kubës, ndërkohë që kërkoi edhe heqjen e dënimit me vdekje nga legjislacionet moderne.
Gazeta ruse “Novaya”, shihet gjithashtu si një pretendete për të fituar.
Gjatë 20 viteve të fundit, ajo është njohur për raportimet investigative që mbrojnë të drejtat e njeriut, dënojnë abuzimet si dhe korrupsionin.
Redaksia u themelua nga ish-presidenti, Mikhail Gorbachov, i cili investoi në vitin 1990 disa para që i fitoi pikërisht nga çmimi Nobel.
Gazeta vijon që të jetë simboli i pavarësisë së medias ndaj presionit shtetëror. Gjatë historisë së saj, 6 gazetarë janë vrarë, për arsye profesionale.
Figura e Ban Ki Moon-it si një nërtues që ngre ura bashkëpunimi mund të jetë arsyeja e triumfit të tij në garën e këtij viti për Çmimin Nobel.
Sekretari i Kombeve të Bashkuara njihet për kurajon, dinamikën dhe aftësitë në sheshimin e konflikteve.
Ai ka punuar për çështje ndërkombëtare në luftën kundër varfërisë, në zhvillimin e qëndrueshëm global si dhe në betejën botërore kundër urisë.
Skuadra që arriti të bindë Iranin për të ulur nivelit e prodhimit të energjisë nukleare mund të jetë gjithashtu fituesja e këtij viti.
Sipas marrëveshjes, republika islamike e shtetit në Lindjen e Mesme pranoi që të reduktonte prodhimin në këmbim të lirimit nga sanksionet që ishim propozuar nga Kombet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian.
Këta të fundit dyshonin se aktiviteti i tyre kishte si qëllim prodhimin e një bombe bërthamore.
Megjithatë, pas diskutimeve palët gjetën emëruesin e përbashkët duke evituar një përplasje me përmasa gjigande.
Pretendente për çmimin është gjithashtu edhe një shtëpiake japoneze.
Fjala është për Naomi Takasu, e cila udhëhoqi një lëvizje për të ndryshuar Kushtetutën, me anë të një iniciative që filloi nga 15 njerëz.
Gjithçka filloi pas mbarimit të luftës së parë botërore. Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, Japonia bëri të pavlefshëm ligjin e mbrojtjes, i cili i jepte të drejtën vendit për të sulmuar këdo që qeveria e shihte si të arsyeshme.
Megjithatë, ligji u rivendos nga parlamenti në vitin 1954. Ky akt normativ qëndroi në fuqi deri në vitin 2015.
Pas mbledhjes së 600.000 firmave, lëvizja e udhëhequr nga Naomi shfuqizoi sërisht nenin që parashikohej në Kushtetutë.
Sigal