Pakistan, gazetarët në protesta kundër censurës

530
Sigal

Gazetarët në Pakistan kanë organizuar protesta anembanë vendit, për të denoncuar censurën nga shërbimet e fuqishme të ushtrisë dhe sigurimit të vendit, pushimet nga puna për shkak të shkurtimeve buxhetore, dhe vonesave mujore të pagave të tyre.

Protestat drejtohen nga Unioni Federal i Gazetarëve të Pakistanit për të luftuar, siç është thënë, “censurën e pashembullt”.  Afzal Butt, kryetar i Unionit, tha se tubimet janë vetëm fillimi i një lëvizje protestuese.

“Nga sot, ne kemi nisur një lëvizje për të drejtat e gazetarëve. Rreth 5.000 gazetarë kanë humbur punën e tyre në tetë muajt e fundit dhe ne besojmë se kjo është një vazhdim i censurës” tha Butt.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) raportoi se klima për lirinë e shtypit në Pakistan po përkeqësohej, pasi ushtria e vendit në heshtje, por në mënyrë efektive kufizon raportimin nëpërmjet kërcënimeve dhe mjeteve të tjera.

Pakistani renditet në vendin e 142 nga 180 vende të listuara në Indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit.