Një ndërhyrje e NATO-s do të përkeqësonte situatën në Siri, thotë Stolsenberg

444
Sigal

Një pjesëmarrje e ushtrisë së NATO-s në konfliktin në Siri vetëm do të përkeqësonte situatën, konfirmoi sot sekretari i përgjithshëm i Organizatës, Jens Stoltenberg për një gazetë gjermane.

Njëzet e tetë anëtarët e Aleancës Atlantike i përkasin të gjithë koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja që lufton grupin e Shtetit Islamik në rajon, por nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në konfliktin në Siri.

“Ne jemi dëshmitarë të një krize të rëndë humanitare. Ndonjëherë, është e drejtë të ketë një vendosje ushtarake ashtu si në Afganistan”, deklaroi Jens Stoltenberg në të përjavshmen “Bild”.Por shpeshherë, kostot e një operacioni ushtarak janë më të larta se përfitimet. Duke shqyrtuar situatën në Siri, anëtarët e NATO-s kanë arritur në përfundimin se një operacion i tillë do ta përkeqësonte më shumë situatën, tashmë e tmerrshme”, shtoi ai.

“Ekziston rreziku që kjo të transformohet në një konflikt rajonal akoma më të madh, ku shumë të pafajshëm po humbin jetën. Një vendosje ushtarake nuk është gjithmonë zgjidhje”, theksoi ai.

Perëndimorët, të pamundur për t’i dhënë fund luftës në Siri, janë akuzuar shpesh për palëvizshmëri përballë një konflikti që kërcënon besueshmërinë dhe sigurinë e tyre.