U dhunua në kopësht nga administratorja Anjeza Shabani, vogëlushit që përloti mijëra njerëz i kthehet buzëqeshja

484
Sigal

6 muaj i janë dashur që t’i kthehet jetës normale dhe të mund të buzëqeshë ndoshta pa makthin e dhunës së përjetuar në kopshtin “Diren”. Tashmë ai do të ketë përpara një të ardhme më të lehtë.

Vogëlushi që preku zemrat e mijëra shqiptarëve për shkak të dhunës që pësoi nga administratorja e kopshtit privat, Anjeza Shabani (denoncuar nga emisionini investigativ “STOP”), tani do të jetë pjesë e shërbimeve të Qëndrës Rajonale të Autizmit në Farkë.

I shoqëruar nga prindërit, ai ju bashkangjit festës tradicionale të fundvitit që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë organizon për fëmijët e qëndrave të autizmit, duke gëzuar së bashku me ta.

Pas vlerësimeve të bëra nga stafi i specialistëve të Qëndrës Rajonale të Autizmit, ditën e hënë ai do të fillojë terapinë ABA. Kjo terapi do të ofrohet falas për vogëlushin ndërkohë që kostot e shërbimit në Qëndër do të mbulohen nga Armina Mevlani.

4-vjeçari që përloti shumë nëna shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të vendit, falë kujdesit të prindëve që i kanë qëndruar shumë pranë gjatë kësaj kohe, sot i është kthyer buzëqeshja dhe qetësia.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila akuzohet se ka dhunuar edhe 2 fëmijë të tjerë përveç 4-vjeçarit R.A.