Nga bora te dallgët deri në 11 metra, Greqia në alarm nga 2 ciklonet

662
Sigal

Prej disa ditësh Greqia është vendosur në alarm për shkak të disa stuhive që kanë përfshirë vendin.

Pasi cikloni “Ksenofon” solli mot të keq në shumë zona të vendit, me erëra të fuqishme deri edhe reshje bore, cikloni i dytë mesdhetar i quajtur “Zorba” ka shkaktuar alarm në të gjithë Greqinë.

Fenomeni i rrallë mesdhetar, siç pasqyrohet në hartat e ndryshme, pritet të godasë Jonin e jugut, sipas parashikimeve të Qendrës Kombëtare së Meteorologjisë në Athinë.

Nga e shtuna në mëngjes, “Zorba” do të jetë më i egër në kalimin e tij nga Kreta, Kithira, Dodekanisa dhe Peloponez. Stuhitë detare pritet të shkaktojnë dallgë deri në 11 metra dhe problem në lundrimin e anijeve.

Orët e fundit, cikloni i parë që kaloi në shumë zona të Greqisë shkaktoi probleme në furnizimin me energji elektrike në periferinë e Atikës. Mbrojtja Civile mbylli për sot të gjitha shkollat në Atikë, Zakintho, Kefaloni, Peloponez dhe në shumë zona të Kretës.