Rumani, Kryeministri Ponta nën hetim për korrupsion

458
Rumania është përfshirë në një krizë institucionale pasi prokuroria e vendit ka bërë të ditur se po heton kryeministrin Viktor Ponta, të dyshuar për falsifikim, pastrim parashë, konflikt interesi dhe evazion fiskal.
Presidenti i vendit, Klaus Iohanis, i bëri thirrje Pontës të japë dorëheqjen, për shkak se pozicioni i tij nuk është më i qendrueshëm në këto rethana.
Vetë kryeministri, i cili humbi nëntorin e kaluar zgjedhjet presidenciale pikërisht ndaj Iohanis, i ka mohuar akuzat dhe pretendon se akuzat ndaj tij janë të nxitura nga kundërshtarët politikë.
Hetuesit dyshojnë që Ponta i ka kryer veprat për të cilat akuzohet ndërkohë që ka qenë kryeministër, post që mban prej vitit 2012. Ata janë gjithashtu të interesuar për të kaluarën e tij si jurist dhe marrëdhëniet me Dan Sova, ish-ministrin e transporteve, i cili është gjithashtu nën hetim.
Sigal