Ambasadori rus: Mund të përfshihemi edhe më thellë në zgjidhjen e problemit të Kosovës

564
Sigal

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, ka deklaruar se ekziston mundësia që Rusia “të përfshihet më thellësisht” në zgjidhjen e problemit të Kosovës, nëse do të ketë një propozim të tillë. Çepurin, në një tekst autorial që u botua të martën në gazetën serbe “Politika”, ka thënë se Beogradi, kur bëhet fjalë për Kosovën, “gjendet para një presioni përfundimtar të serbëve tradicionalë”, por se Moska ka qenë dhe do të jetë në anën e Serbisë.

“Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm – do të mbështesim atë vendim që Serbia dhe populli serb do ta vlerësojnë të pranueshëm për vete. Ne mendojmë se baza e drejtë për marrëveshje është rezoluta e Këshillit të Sigurimit”, shtoi ai, transmeton Koha.net.

Sipas tij, kohëve të fundit padrejtësisht po tërhiqen paralele mes Kosovës e Krimesë, sepse ato janë “dy tregime krejtësisht të ndryshme”, duke marrë parasysh se Krimea është ndarë në pajtim me Deklaratën e OKB-së të vitit 1970. “Çështja e Krimesë është mbyllur përfundimisht. Krimea është Rusi, e Kosova është Serbi. Kjo nuk është vetëm parullë, por realitet ligjor që duhet respektuar”, vlerësoi ai.