Myslimani në Paris u kërkon njerëzve ta përqafojnë nëse besojnë tek ai

447
Çfarë ndodh kur një mysliman qëndron në një shesh publik në Paris dhe u kërkon njerëzve ta përqafojnë nëse kanë besim tek ai, pak ditë pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit ku mbetën të vrarë 129 persona.
Njerëzit e përaqojnë atë. Madje shumë prej tyre. Afrohen dhe i rrethojnë me krahët e tyre. Video tregon një mysliman që ka mbyllur sytë me një copë dhe qëndron në sheshin Republika.
Ai thotë: “Unë jam mysliman, por më thonë terrorist. Unë ju besoj juve, po ju a më besoni mua? Nëse po, më përqafoni”.
Një nga një, njerëz të ndryshëm, me lot në syt, afrohen dhe e përqafojnë myslimanin që ka mbyllur sytë.
“Një terrorist është terrorist, dikush që vret dikë pa arsye. Një mysliman s’do ta bënte kurrë diçka të tillë. Feja jonë e ndalon atë,” tha ai
Sigal