Diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit, raporti i Ban Ki-Moon për Kosovën

401
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot në Nju Jork për të diskutuar lidhur me raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për gjendjen në Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka dënuar dhunën nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës për të penguar funksionimin e punës së Kuvendit.
Ndër të tjera thuhet se sulmet fizike të aktivistëve të opozitës kundër Kryeministrit dhe Qeverisë janë të papranueshme.
Ai ka kërkuar nga të gjithë politikanët kosovarë që të përmbahen nga retorika dhe aksionet, të cilat ka thënë se tejkalojnë normat e shoqërisë demokratike dhe të civilizuar dhe e dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë.
Sigal